E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veprimtarite, ne shenje solidariteti me Kosoven

Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, veprimtarite e planifikuara nga ky institucion behen ne shenje solidariteti me diten e shpalljes se pavaresise, e pritur prej shekujsh nga te gjithe shqiptaret. “Te gjithe ata qe duan te festojne dhe te ndjekin momentet e nenshkrimit te pavaresise do te mund ta bejne nje gje te tille me ane te nje atmosfere te madhe dhe nepermjet monitoreve. Ka qene ky shkaku pse zv.kryetari i Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi, e ka shpallur te dielen edhe ne Shqiperi “Diten e Lirise”, kur njerezit mund te bejne c’te duan, por sigurisht brenda disa normave. Keshtu, qytetaret e Tiranes do te mund te luajne pjese instrumentale, te kendojne, te kercejne, madje edhe te shesin produkte te ndryshme, pa u cenuar nga asnje autoritet vendor. Me shume duket se do te festojne shtetasit kosovare, te cilet nuk do te kene mundesi qe ta ndjekin nga afer aktin e nenshkrimit te pavaresise. Gjithsesi, edhe ne Tirane ata do te ndjehen si ne shtepine e tyre, perkrah shqiptareve qe festojne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›