E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavaresia, neser tregje “pa leje” ne Tirane

Luljeta Ndoka
Te gjithe ata, qe deri sot jane druajtur se Policia Tatimore dhe Bashkiake mund t’i zbonte, gjate gjithe dites se neserme mund te shesin c’te duan dhe ku te duan, ne te gjithe zonen e kryeqytetit. Lajmi eshte bere i ditur nga zv. kryebashkiaku i Tiranes, Eduard Shalsi, i cili eshte shprehur se ky leshim qytetareve do t’u behet vetem neser, me rastin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves. Krahas me tregtimin ne menyre te lire, bashkia do te pengoje qarkullimin e te gjitha automjeteve, duke filluar nga ora 10 e paradites, deri ne 18:00 te dites se neserme. Bashkia e Tiranes e ka shpallur diten e neserme diten e “Shetitjes se Lirise”, ku qeveritare e njerez te thjeshte do te mund te ecin neper kryeqytetin e Shqiperise lirshem, te kapur dore per dore dhe pa pasur frike se do te perplasen me ndonje automjet.
Policia Tatimore dhe Bashkiake neser do ta beje “pushim”. Te pakten ato nuk do te ngacmojne asnje tregtar qe do ta shohin vend e pa vend neper Tirane duke shitur. Qytetaret jane te lire te tregtojne c’te duan, pasi te kene gjetur nje kend te posacem. Per kete veprimtari, ata nuk do te paguajne asnje lloj tarife dhe nuk do t’u duhet asnje leje nga Bashkia e Tiranes. Gjithashtu, zv. kryetari i Bashkise, Eduard Shalsi, ka ftuar te gjitha grupet e kengetareve, instrumentistet klasike e popullore te gjejne kendin e te luajne ne liri te plote muziken e tyre. Nje gje e tille do te behet pergjate 8-oreshit te “shetitjes se lire”, te shpallur nga Bashkia e Tiranes, ne kuader te solidaritetit me kete eveniment te madh per mbare shqiptaret. Duket se veprimtari te tilla jane pritur mire nga qytetaret, te cilet kane shprehur solidaritetin me kete dite te madhe, perjashtuar lajmit per bllokimin e automjeteve. Por, sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, duke qene se dita e diel eshte pushim per te gjithe, bllokimi i qarkullimit nuk prish shume pune per qytetaret.

Festimet:
Ne oren 10 fillon “Shetitja e Lirise”
Bllokim i qarkullimit te automjeteve
Shetitje e lire e qytetareve
Koncerte gjate gjithe dites
Jane ftuar instrumentiste dhe DJ
Tregje pergjate bulevardit
Ne oren 18 perfundojne festimet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›