E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrembeu policin ne 98-n kapet i shumekerkuari Reis Haxhiraj

Eumlshte arrestuar dje i shumekerkuari per rrembimin e nje inspektori policie 13 vite me pare ne Selenice te Vlores. Reis Haxhiraj 40 vjec i cili prej 13 vitesh i fshihej drejtesise shqiptare ne Greqi eshte arrestuar nje dite me pare ne nje operacion te policise se Vlores te koduar Resulaj. Lajmi eshte konfirmuar nga te dhena te policise se ketij qyteti gjate dites se djeshme sipas te cilave gjate operacionit per kapjen e tij 40-vjecarit ky i fundit ka kundershtuar policine e Vlores duke hapur zjarr ne drejtim te forcave te policise porse ne momentin qe po qellonte eshte neutralizuar dhe kapur me automatik ne dore. Megjithate policia e Vlores ben me dije se gjate aksionit nuk eshte lenduar asnje pjesetar i operacionit. Pas arrestimit forcat e policise se Vlores sekuestruan nje arme zjarri tip automatik model 56 Kallashnikov si dhe nje sasi fishekesh. Rreth ngjarjes per te cilen akuzohet Haxhiraj policia sqaron se bashke me dy persona te tjere Artur Rrapaj dhe Zini Hoxha qe te tre te maskuar e te armatosur me ne krye te arrestuarin e djeshem rrembyen ne 28 qershor te vitit 1998 inspektorin e policise Yzedin Gucaj si dhe plagosen vellane e tij Dhimiter Gucaj. Ngjarja ndodhi 13 vite me pare ne vendin e quajtur Izvor rreth ores 1700. Nderkohe mesohet gjithashtu se Reis Haxhiraj ishte denuar nga Gjykata e Apelit te Vlores ne 29.5.2001 me 13 vjet burg per Rrembim personi e kryer kjo ne bashkepunim edhe me shtetasit Artur Rrapaj dhe Zini Hoxha. Njeri prej bashkepunetoreve te tij Zini Hoxha eshte arrestuar me heret nga policia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›