E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen granata ne prag te deres vdes nena e dy femijeve

Nje 43-vjecare nga qyteti i Ballshit ka gjetur vdekjen mengjesin e djeshem si pasoje e shperthimit te nje granate te vendosur prane portes se baneses se saj. Lajmi eshte bere i ditur nga te dhena te policise se Fierit gjate dites se djeshme sipas te cilave gjithcka ka ndodhur rreth ores 0700 te mengjesit te djeshem ne lagjen Gllavenice te qytetit te Ballshit kur ka shperthyer nje granate ku si pasoje ka gjetur vdekjen nena e dy femijeve Violeta Mehmeti. Sipas te dhenave ngjarja ka ndodhur prane pragut te baneses se viktimes nderkohe qe efektiva te shumte policie dhe grupi hetimor kane mberritur menjehere ne vendngjarje dhe po hetojne per zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›