Britania mbeshtetje per Sherbimin e Proves dhe denimet alternative

Lordi McNally vlereson reformen ne drejtesi dhe e mbeshtet ate. Nishani dhe homologu britanik bien dakord per bashkepunime dypaleshe ne fushen e ekstradimeve leterporosive sistemit penitenciar dhe sherbimit te proves
Ministri Nishani merr mbeshtetje per reformen ne drejtesi nga ministri i Shtetit per Drejtesine ne Mbreterine se Bashkuar Lordin McNally ndersa nuk ka mbetur pa u diskutuar dhe u rene dakord per disa elemente kyc ne bashkepunimin mes dy vendeve ne fushen e drejtesise kryesisht ne fushen e ekstradimeve te leterporosive te sistemit penitenciar dhe sherbimit te proves Keto momente te rendesishme u diskutuan ne takimin e zhvilluar dje ne ambientet e Ministrise se Drejtesise mes kreut te ketij institucioni z. Bujar Nishani me ministrin e Shtetit per Drejtesine ne Mbreterine se Bashkuar Lordin McNally i shoqeruar nga ambasadorja e Jashtezakonshme dhe Fuqiplote e Mbreterise se Bashkuar ne vendin tone znj. Fiona Mcllwham. Takimi kishte si me qellim promovimin dhe vazhdimin e marredhenieve dypaleshe ne fushen e drejtesise vecanerisht ne reformimin e sistemit sipas rekomandimeve te Bashkimit Evropian. Ministri Nishani ne fjalen e tij ka vene theksin ne vijimin e reformave dhe ka vleresuar lart ekspertizen e dhene nga eksperte te Mbreterise se Bashkuar dhe kontributin e tyre per konsolidimin e institucioneve te drejtesise ne vend si dhe ne hartimin e dokumentit perfundimtar te Strategjise per Drejtesine. Numri nje i institucionit te drejtesise vleresoi se cdo ndihme e dhene cdo cent i derdhur nga populli britanik per drejtesine shqiptare nuk ka shkuar dem por ka rritur eficencen e sistemit dhe ka dhene rezultate pozitive. Gjate takimi u diskutua bashkepunimi dy palesh kryesisht ne fushen e ekstradimeve te leterporosive te sistemit penitenciar dhe sherbimit te proves. Jam ketu per te mbeshtetur Ministrin e Drejtesise dhe qeverise shqiptare per reformen dhe arritjet qe kane korrur gjate kesaj periudhe si dhe te jap ndihmesen per disa ceshtje praktike qe lidhen me reformen ne drejtesi dhe zbatimin e saj. Synimi yne i perbashket eshte te krijojme nje sistem funksional drejtesie te integruar te pavarur te pakorruptuar te paanshem -deklaroi ministri britanik i Shtetit per Drejtesine Lordi McNally. Me tej ministri britanik theksoi nevojen e venies ne zbatimit te strategjise per drejtesise ne kuader te realizimit te ciles u shpreh se reforma nuk eshte ceshtje vetem e nje qeverie dhe partie por ajo duhet te jete nje ceshtje kombetare dhe duhet te kete mbeshtetjen e te gjithe aktoreve politike. E theksoj se per konsolidimin e shtetit te se drejtes krijimin e institucioneve te pavarura e demokratike si dhe per vazhdimin e suksesshem te reformat jetike per vendin dhe te ardhmen e tij evropiane eshte i rendesishem bashkepunimi mes forcave politike ne vend. Britania e Madhe ka ofruar asistence teknike dhe financiare ne fushen drejtesise dhe vecanerisht ne ate te Sherbimit te Proves nderkohe qe ajo ka kontribuar me nje projekt dyvjecar ne reformimin e Gjykates se Larte. Me pas te dy ministrat ne pranine e ambasadori te delegacionit te BE-se ne Tirane z. Sequi peruruan celjen e projektit Mbeshtetje per Sherbimit te Proves dhe permiresimin e masave alternative te denimit i cili eshte financuar nga fondet e Bashkimit Evropian.
Takimi Rama - McNally vleresohet puna e prokurorise shqiptare
Prokurorja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise znj. Ina Rama zhvilloi dje nje takim me ministrin e Shtetit per Drejtesine ne Mbreterine e Bashkuar Lordin McNally i cili shoqerohej nga ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ne vendin tone znj. Fiona Mcllwham. Takimi i cili kish si teme kryesore pavaresine e institucioneve te drejtesise dhe rolit te tyre ne forcimin e shtetit te se drejtes u fokusua ne performancen e Prokurorise Shqiptare si nje nga hallkat e rendesishme ne ruajtjen dhe zbatimin e ligjit. Prokurorja e Pergjithshme pasi beri nje pasqyre te punes se Prokurorise theksoi se prioritetet e punes se ketij institucioni mbeten lufta kunder korrupsionit krimit te organizuar dhe trafiqeve dhe ceshtjet e ndryshme qe jane ne hetim dhe qe jane ne fokus te opinionit publik tregojne angazhimin dhe seriozitetin e plote te prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore ne kryerjen e detyrave qe u ngarkon ligji. Zbatimi me rigorozitet i ligjit mbeshtetur dhe ne kompetencat qe na jep Kushtetuta dhe ligji u shpreh znj. Ina Rama mbetet objektiv i pandryshueshem dhe mjeti per te ruajtur pavaresine e institucionit. Ministri i Shtetit per Drejtesine ne Mbreterine e Bashkuar Lordin McNally duke vleresuar rolin kyc te Prokurorise ne ndertimin e shtetit te se drejtes gjithashtu vuri theksin ne forcimin e bashkepunimit te institucionit te akuzes me institucionet e tjera te zbatimit te ligjit. Lordi McNally vleresoi gjithashtu punen Prokurorise Shqiptare dhe arritjet e saj si dhe ofroi mbeshtetjen e tij per institucionin e akuzes.