E Diel, 1 Nëntor 2026

Le Ushtarakun Dritan Avllaj transferohet me plumb ne shpatull ne spital privat

Pasi ka marre ndihmen e pare ne Spitalin Ushtarak biznesmeni Avllaj duke u gdhire dita e djeshme nuk ka preferuar te qendroje me gjate ne kete spital per tu operuar per heqjen e plumbit qe mendohet se e ka ne shpatullen e djathte. Sipas te dhenave Avllaj ka kerkuar nje tjeter spital ku mendohet se arsyeja e ndryshimit per tu kuruar ne nje spital privat mund te lidhet me motivet e sigurise personale

Pas atentatit ndaj tij mbremjen e vone te se enjtes kur mendohet se dy persona te maskuar me skafandra i kane qelluar plot nente here me pistolete automjetit tip Mercedes-Benz te klasit S me targa gjermane EL 412 S te biznesmenit Dritan Avllaj ky i fundit ka lene mjediset e Spitalit Ushtarak ne kryeqytet per tu transferuar me qellim kurimin ne nje tjeter spital privat. Nje gje e tille eshte pohuar dje ne menyre jozyrtare nga burime te policise se kryeqytetit sipas te cilave i plagosuri Avllaj pasi ka marre ndihmen e pare menjehere pas ngjarjes se te enjtes duke u gdhire dita e djeshme nuk ka preferuar te qendroje me gjate ne kete spital ndonese ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga burime prane Spitalit Ushtarak ne kryeqytet sipas te cilave Dritan Avllaj ka ende plumbin qe dyshohet te jete i kalibrit 9 mm ne shpatullen e djathte te marre nga autoret qe e qelluan mbremjen e se enjtes. Sipas ketyre te dhenave nga spitali 40-vjecari ka qendruar vetem per te marre ndihmen e pare por nuk ka pranuar qe te operohet per te nxjerre plumbin. Nje gje e tille sipas burimeve nga policia ka bere qe biznesmeni i njohur te kerkoje nje tjeter spital kete here privat. Sipas ketyre te dhenave arsyeja e ndryshimit te tij per tu kuruar ne nje spital privat mund te lidhet me motivet e sigurise personale lidhur kjo edhe me nje sere atentatesh te cilave 40-vjecari u ka shpetuar ne vende e kohe te ndryshme.

Nga ana tjeter vetem gjate dites se djeshme burime nga policia jane shprehur se si te dyshuar te ngjarjes me pasoje plagosjen e 40-vjecarit Avllaj jane shoqeruar disa persona ndonese deri mbremjen e djeshme nuk eshte komunikuar asnje mase arresti si autore te ngjarjes. Ndersa menjehere pas ngjarjes te enjten ne mbremje policia ka marre ne pyetje shoferin e Dritan Avllajt si dhe nje kalimtar te rastit qe ndodhej afer vendit ku persona ende te paidentifikuar qelluan me pistolete 40-vjecarin dhe me pas mendohet se jane larguar me nje motociklete te pajisur me skafandra gje qe ka bere te pamundur identifikimin e tyre. Pas kesaj burime nga policia kane theksuar se ne vendngjarje pikerisht ne rrugen Mihal Grameno ne kryeqytet prane nje kompleksi banimi ne ndertim shkuan menjehere oficere te Policise per Hetimin e Krimeve te Renda eksperte kriminaliste te cilet bene te mundur sigurimin dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes duke mbledhur dhe duke administruar provat. Policia e kryeqytetit ka konfirmuar zyrtarisht gjate dites se djeshme faktin se per hetimin e kesaj ngjarjeje eshte ngritur menjehere nje grup i posacem hetimor i cili aktualisht po merret me procedurat e marrjes ne pyetje e veprime te tjera hetimore me synim zbardhjen e motiveve identifikimin dhe kapjen e autoreve te kesaj vrasjeje te mbetur ne tentative. E ndersa materialet hetimore te perpiluara i kaluan Prokurorise se Tiranes burime nga policia nuk kane dhene detaje lidhur me ndonje piste te qarte hetimi per ngjarjen ne fjale ne nje kohe kur ndaj Avllajt ka pasur edhe dy atentate te tjera ne kryeqytet. Ne vitin 2001 biznesmeni mesohet se ka marre nje plage te lehte ne kembe. Gjithashtu eshte plagosur me pas prane Piramides kur u qellua nga nje person i panjohur nderkohe qe 3 vjet te shkuara ne lokalin e tij perballe Prokurorise se Pergjithshme shpertheu nje sasi lende plasese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›