Rrëmbimi i Demirlikës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin
20/07/2009 Bie shpresa e personave që kryen rrëmbimin spektakolar dhe mbajtjen e pengut në bunker
Gjykata e Lartë nuk gjeti shkelje në proceset e deritanishme, la në fuqi vendimin e tyre
TIRANË- Gjykata e Lartë nuk e ka kaluar në proces gjyqësor rekrutin e bërë nga të pandehurit, të cilët janë dënuar tashmë për rrëmbimin e shtetasit Fation Demirlikës ndodhur në vitin 2004. Pasi janë dënuar në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda e më pas në atë të Apelit për Krime të Rënda, dënimet e të pandehurve nuk kanë ndryshuar. Më pas të pandehurit bënë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar parregullsi në mënyrën e gjykimit. Pasi është marr në shqyrtim ankimi i të pandehurve, kolegji penal ka vendosur të mos e shqyrtoi rekursin duke dalë në arsyetimin se të dyja kolegjet, ajo e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, kanë bërë arsyetim ligjor dhe nuk kanë shkelur procedurat. Gjergji Cukali u dënua me 14.8 vjet burg, Florjan Metalla, 13.4 vjet, Ledio Lito 14 vjet, Ilir Kodumi 15.4 vjet burg, Durim Gurzi, 16.8 vjet burg dhe Eduard Skuka 13.4 vjet. Ata u deklaruan fajtor pas provave të grumbulluara nga akuza dhe të vërtetuara nga dëshmitarët duke u pranuar si të tilla dhe nga gjykata. Procesi gjyqësor kundër të pandehurve akuzuar për disa ngjarje në korrik 2004 mes të cilave rrëmbimi i Fation Demirlikës, ka vazhduar një muaj në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pranimi i kërkesës për gjykim të shkurtuar i ka dhënë të drejtë të pandehurve të mos përballen me dëshmitar dhe njëkohësisht të përfitojnë nga ulja e dënimit me 1/3. Gjykimi i shkurtuar ka qenë një tjetër arsye për mospranimin e rekursit. Megjithatë, avokatët shprehen se pranimi i gjykimit të shkurtuar nuk ka të bëjë me pranimin e fajësisë. Të pandehurit sipas avokatëve kanë pranuar provat dhe të gjykohen në gjendjen që janë aktet, por në asnjë mënyrë akuzën dhe mënyrën e procedimit nga ana e gjykatës. Gjergji Cukali, Ilir Kodumi, Ledio Lito, Eduart Skuka, Florian Metalla, Durim Gurzi akuzohen për rrëmbim dhe mbajtje peng të Fation Demirlikës, në korrik të vitit 2004.