Berisha kërkon llogari për rezultatet
20/07/2009 Partia Demokratike nis analizën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit
Megjithëse flitet për tur falënderimesh, fshihen takimet vlerësuese me degët e partisë
Partia Demokratike ka nisur analizën e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kreu i demokratëve, po vijon turin e tij “Shqipëria po ndryshon”, që ishte pjesa thelbësore e fushatës të tij elektorale. Në të vërtetë, pas takimeve për të përuruar investimet e reja apo për të falënderuar popullin për mbështetjen që i dha atij dhe forcës politike që drejton në zgjedhjet e 28 qershorit, lëvizjet e kryeministrit ndërmerren në funksion të një analize postzgjedhore. Rezultatet e zgjedhjeve të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak ditë më parë treguan se Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejtoi, “Aleanca e Ndryshimit”, arriti të merrte 70 mandate për deputetë, ndërsa Partia Socialiste dhe koalicioni i saj “Bashkimi për Ndyrshim” mori 66 deputetë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mori katër deputetë. Megjithëse PD-ja merr të drejtën për të nisur bisedimet për krijimin e qeverisë se re, pasi ka dalë forca e parë në zgjedhje, rezultati tregon se e vetme nuk mund të arrijë të krijojë qeverinë e ardhshme. Aktualisht nuk duket problem krijimi i qeverisë, sidomos pasi LSI-ja pranoi ftesën për krijimin e një aleance të re, e cila do të qeverisë vendin për katër vjetët e ardhshëm. Gjithsesi, nuk mund të thuhet se PD-ja arriti të fitojë bindshëm zgjedhjet, pasi një gjë e tillë mund të pretendohej nëse demokratët do të merrnin mbi 70 deputetë. Pikërisht kjo situatë ka nxitur kreun e qeverisë të dalë në bazë për të vlerësuar se cilat ishin shkaqet që sollën këtë rezultat. Fitimi i 70 mandateve për deputetë nuk mund të ngrohë zemrat e demokratëve, sepse nëse LSI-ja do të mohonte bashkëpunimin me PD-në, atëherë të qenit partia që mori më shumë mandate nuk do të ishte ndonjë fitore e madhe. Me aq mandate nuk mund të votohet në parlamentin e ri qeveria e ardhshme. Kësisoj, Berisha, përtej inaugurimeve dhe ceremonive të shumta gjatë javës së kaluar, kur falënderon popullin për mbështetjen, e shfrytëzon për të analizuar në detaje atë që nuk eci ashtu siç ishte parashikuar. Takimet me demokratët dhe krerët e degëve të PD-së në rrethe po shfrytëzohen dhe do të shfrytëzohen për të piketuar shkaqet që sollën dështimin në disa prej qarqeve ku pretendohej të merreshin më shumë vota e për rrjedhojë të fitoheshin më shumë deputetë. Përmes kësaj analize do të evidentohet edhe puna e gjithsecilit prej atyre zyrtarëve të lartë demokratë, të cilëve u ishte besuar drejtimi i fushatës në qarqe. Analiza pritet të shtrihet kryesisht në ato zona të vendit ku PD-ja nuk rezultoi fort e fuqishme. Për shembull, do të analizohet puna në qarqe si Vlora, Fieri, Shkodra apo Lezha. Në këto qarqe PD-ja pretendonte fitonte më shumë nga çka rezultoi në fund. Gjatë katër vjetve të qeverisjes së vendit investimet e mëdha nga qeveria në këto qarqe nuk kanë munguar dhe në shumë aspekte, kryesisht në infrastrukturë, gjërat atje kanë ndryshuar. Analizë do të bëhet edhe në qarqet ku PD-ja rezultoi fituese apo pati një ngritje tepër të ndjeshme në raport me zgjedhjet e mëparshme parlamente, si në Elbasan, Korçë, apo ku doli ndjeshëm fituese, si në Kukës dhe Dibër. Pikërisht puna, angazhimet e atyre që iu ishte besuar fushata në qarqe ka nisur të analizohet në imtësi nga vetë kryeministri Berisha.
Rezultatet në disa qarqe
Dështimi i PD-së atje ku pretendohej të fitohej më shumë
Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në disa qarqe të vendit Partia Demokratike pritej të kishte një mbështetje shumë më të madhe nga ç’rezultoi në të vërtetë. Pritej që në fund të gjithë procesit demokratët të merrnin të paktën 3-4 mandate më shumë. Kështu, rezultati në Qarkun e Shkodrës, i ndarë 7 mandate për PD-së dhe 4 për Partinë Socialiste, nuk duket aspak i kënaqshëm për PD-në, po të merret në konsideratë fakti se ky qark është konsideruar gjithmonë si një ndër bastionet më të fuqishme të PD-së dhe për pasojë fitorja duhej të ishte më e thellë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Qarkun e Vlorës. Në këtë qark, sipas rezultateve të servirura nga KQZ-ja, koalicioni i djathtë mori 5 mandate për deputetë dhe ai i majtë 7. Duke u ndalur te dy partitë e mëdha, rezultatet tregojnë se koalicioni i djathtë i drejtuar nga PD-ja, “Aleanca e Ndryshimit”m mori 39714 vota dhe ai i PS-së, “Bashkimi për Ndryshim”, fitoi 58194 vota. Në këtë qark PD-ja mendonte se do të fitonte të paktën një deputet më shumë, nisur edhe nga fakti se në këtë pjesë e vendit investimet nga qeveria kanë qenë të mëdha. Rezultat më i mirë pritej edhe në Fierit, ku PD-ja fitoi 4 mandate, ndërsa PS-ja fitoi 9 mandate dhe një LSI-ja. Këto rezultate nuk shihen me sy të mirë dhe do t’i nënshtrohen analizës nga lidershipi demokrat për të nxjerrë përgjegjësitë e gjithsecilit.
Elbasani
Rezultati në Qarkun e Elbasanit ishte një tregues i qartë i punës dhe angazhimit të drejtuesit të fushatës së këtij qark, Lulzim Basha. PD-ja arriti fitonte shumë terren, po të krahasohet rezultati i votimit në zgjedhjet e vitit 2005, ku PS-ja mundi të fitonte më shumë mandate deputetësh. Këto zgjedhje ndanë në mënyrë të barabartë 7 me 7 mandatet për secilin koalicion që drejtohej nga PD-ja e PS-ja.
Korça
Një barazim në ndarjen e mandateve për deputetë u vu re edhe në Qarkun e Korçës. Demokratët dhe socialistët ndanë në mënyrë të barabartë 12 mandatet. Diferenca mes dy partive më të mëdha ishte tepër e ngushtë, pasi PD-ja mori 62406 vota, ose 42.07%, ndërsa PS-ja mori 63765 vota, ose 43.68%. Ky rezultat vlerësohet pozitisht, duke marrë në konsideratë faktin se PS-ja ka mbështetje të madhe në shumicën e qyteteve të këtij qarku.