Seminari i gjuhës në pritje të edicionit të 28-të
20/07/2009 Seminari i 28-të ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare do t’i zhvillojë punimet nga data 17 deri më 28 gusht të këtij viti. “Shqipja e folur dhe shqipja standarde” nga gjuhësia, si dhe “Romani i sotëm shqiptar” nga letërsia janë dy sesionet e parashikuara të këtij seminari. Sipas organizatorëve, programi bazë i edicionit të sivjetëm të seminarit përbëhet nga kurset intensive të mësimit të shqipes për të huajt, ku do të ketë edhe aktivitete të veçanta si dhe ligjërata për gjuhësinë, letërsinë, referime shkencore, ligjërata të përgjithshme, tryeza të rrumbullakëta, disa programe kulturore për t’i njohur seminaristët e huaj me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore etj. Gjatë kohëzgjatjes së seminarit janë parashikuar edhe kurse për mësimin e gjuhës shqipe për të huaj.
Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare zë fill në vitin 1974. Fillimisht ai është organizuar për të ndihmuar studentët dhe studiuesit e huaj që interesoheshin për shkencat albanologjike. Në vitin 1991 veprimtaria e tij u ndërpre nga organet serbe. Në vitin 1995 e 1996 sesionet e këtij seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Më 2000–2001 sesionet janë mbajtur në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërsa tani seminari vjen nën organizimin e përbashkët të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë dhe atij të Filologjisë dhe Historisë në Tiranë.
Këtë vit aktiviteti është mbështetur financiarisht nga Ministria e Arsimit dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit e Shqipërisë, Rektorati i Universitetit të Tiranës dhe komuna e Pejës.