Rrenimi i vetvetes
Cikli i ndertimit dhe prishjes eshte motiv i njohur ne historine e vone shqiptare. Prandaj edhe qytetet tona e sidomos Tirana edhe pse mbartin shenja te dukshme te ngritjes e rrenimit te pushteteve ne pergjithesi flasin nepermjet mungeses tregu i vjeter i zhdukur Bashkia e shembur kishat e kartolinave kinemate e kujtimeve. Komunizmi anadollak shqiptar i viteve 80 i ngriti vetes nje piramide mermeri.
Edhe tranzicioni ndertoi piramiden e vet nje grope te stermadhe ne kraharor te qytetit edhe pse me kah te kundert. Piedestalet pa statuja mbeten te zbrazeta me vite te tera. Qendra e kryeqytetit nguron te mbushet pervecse me mitingje dhe lodra femijesh pra gjithsesi me cirk.
Si atehere ashtu edhe sot pushtetaret shqiptare nuk dine cte bejne me kulturen materiale te se kaluares.
E nga qe nuk dine cte bejne me te shpesh e lene ne harrese. Kur mundohen te bejne dicka per mire zakonisht bejne dicka per keq e balsamosin te kaluaren e mbytin me gelqere e shembin ose dhe e shesin.
Kjo nuk eshte dukuri thjesht post-socialiste. Qe kur erdhen ne pushtet komunistet shqiptare u perballen me nje dileme te ngjashme. Nga njera ane shteti i ri kishte nevoje per cdo godine e dhome qe konfiskonte per te strehuar burokratet e militantet.
Keshtu qe pushtetaret u detyruan te shfrytezonin godinat e projektuara nga italianet madje edhe ti mbanin arkitektet e inxhinieret italiane ne Shqiperi me zor. Mirepo gjuha arkitektonike e shetitores kryesore e godinave te administrates dhe e Casa del Fascio-s binin ndesh me frymen e revolucionit anti-fashist.
Ne leterkembimin e brendshem aparatciket komuniste villnin vrrer kunder arkitektures kolonialiste por godinat ne pergjithesi nuk i shemben thjesht i veshen me flamuj e i pagezuan me parulla e portrete.
Kete marredhenie kontradiktore te autoriteteve komunisteve me trashegimine materiale te se shkuares e ka analizuar mjeshterisht Ardian Vehbiu tek libri Kulla e Sahatit KB 2003. Kulla dhe xhamia e kryeqytetit shpjegon Vehbiu perbenin nje ansambel bezdises per pushtetaret e rinj.
Por ja qe keto ishin elemente kryesore te profilit tiranas keshtu qe ne vend te prishjes u vendos te balsamoseshin e te kyceshin me dryn. Sidomos pas goditjes brutale ndaj fese ne vend xhamia e kryeqytetit ishte nje shfaqje e dhimbshme sic shkruan Vehbiu ajo simbolizonte vdejen e vetvetes.
Burimet arkivore na tregojne se deri ne shperthimin e Revolucionit Kulturor udheheqesit komuniste nuk kishin ne plan te pare prishjen masive por lenien qellimisht ne degradim te objekteve fetare.
Kjo tendence kishte filluar vite me pare. Kerkesat per restaurime nga poshte injoroheshin lutjet per ndertime te reja refuzoheshin me force ndersa me 1964 nje vendim i Komitetit Qendror ndaloi fare mbledhjen e te ardhurave per ndertime te reja fetare.
Ngaqe komunizmi pershkohej nga nje ethos ndertimi e duke qene se komunizmi shqiptar ne vecanti ishte nje sistem parazit qe funksionone nepermjet borxheve e shperdorimeve ne vend te prishjes pra u aplikua ne mase degradimi selektiv.
Ne vitet 50 u propozuan plane ambicioze alla sovjetike per Tiranen te shoqeruara madje edhe me kerkesa per te shembur Banken e per te riveshur ndertesat fashiste. Keshilli i Ministrave aprovoi disa plane por asnje nuk u zbatua.
Vazhdohej te punohej sipas skicave te italianeve edhe pse italianet vazhdonin te damkoseshin si kolonialiste. Ngercet e sotme urbane jane trashegimi edhe te ketyre zig-zag-eve dekada me pare.
Sigurisht vendi atehere kishte pak specialiste por edhe kur specialistet flisnin ata shpesh injoroheshin.
Aty nga mesi i viteve 50 ne Shqiperi erdhi nje arkitekt bullgar Dimo Angjellov me qellim qe te projektonte planet e para urbanistike. Sipas raporteve qe ka lene ne arkiv Angjelovi u shtang nga kaosi i qyteteve shqiptare ne vitin 1956 depo te vendosura ne mes te qyteteve shtepi te ndertuara pa kriter ne terrene pa kanalizime e rruge crregullsi totale ne lartesi e qarkullim.
Planifikimi urban i shkruante bullgari nje ministri te atehershem nuk egziston fare ne Shqiperi megjithese ato struktura antike qe kishte pare ne disa qytete deshmonin per nje kulture te vjeter ndertimi.
Duhet te themi vazhdonte arkitekti tue marre parasysh gjendjen e teorise dhe praktikes se sotme dhe gjendjen e planeve se per shume kohe do te ekzistoje ndertimi i crregullt. Angjellovi la pas nje varg porosish por nje arkitekt bullgar nuk matej dot me nje armate aparatcikesh medioker vendas.
Si pasoje planifikimi shqiptar vazhdimisht na eshte shfaqur si nje akt skizofrenik projektet marramendese dhe planet pompoze jane shoqeruar mizorisht me germadha dhe rrenimin e indit urban.
Ne kete kuptim marredhenia jone problematike me hapesiren publike ose cfare ka mbetur prej saj mbart edhe proven historike per paaftesine e skajshme te atyre qe na kane udhehequr. Ngaqe eshte prove materiali yne urban nuk duhet prekur. Ngaqe vazhdojne ta prekin e perdhosin kjo prove forcohet cdo dite e me teper.
Si simbol i nje nder kulteve me ekstreme te individit ne Evroazi Piramida do te duhej te mos shembej edhe pse me vlera thjesht butaforike arkitekturore. Ideja se prishja e ndertesave rishkruan historine eshte naive pikerisht shembja ka mundesi te perjetesoje edhe monumentet qe nuk meritojne kaq shume vemendje.
Ky eshte nje rast i mire per te konceptuar nje muze te komunizmit shqiptar i cili ende na mungon nje vend i pershtatshem do te kishte qene edhe godina e ish-Kombinatit Stalin tashme sic duket e privatizuar e lyer fshatce dhe ne shitje.
Ne fund te fundit ceshtja nuk qendron tek shembja ose jo e nje ndertese. Tragjik eshte mekanizmi ende ne veprim i te lenit te se kalures ne harrese e ne rrenim i degradimit selektiv ngaqe nuk dine apo nuk duan i injorimit te trashegimise sone materiale deri ne castin kur shembja duket natyrshem si zgjidhja me e mire sepse njerezit kuptueshem jane te lodhur nga germadhat fizike e sociale. Ky eshte nje mekanizem pervers i mbartur nga nje sistem autoritar.
Ne thelb nuk eshte as i majte as i djathte. Por ngaqe eshte i lidhur ngushte me te paditurit e te paaftet te cilet as na kane munguar e as na mungojne eshte edhe i rrezikshem.
Departamenti i Historise Princeton University SHBA