Sekuestrohen pronat e terroristeve dhe te forteve 3.1 mld leke
TIRAN- Me vendim te tre shkalleve te gjyqesorit dhe me urdher te Ministrit te Financave ne Shqiperi jane sekuestruar prona dhe llogari te ndryshme bankare qe kapin vleren e mbi 3.1 miliarde leke te reja. Kjo shume parash vlera e se ciles eshte percaktuar mbi bazen e vleresimit te cmimit te perafert te tregut per pronat e paluajtshme te cilat nese vleresohen mbi bazen e cmimit real te tregut kapin nje shifer deri ne 5 miliarde leke te reja. Te gjitha keto pasuri i jane sekuestruar boseve te krimit ne Shqiperi por edhe shume shtetasve te huaj qe kane ndihmuar ose financuar terrorizmin boteror. Sipas shkresave zyrtare qe Shekulli ka arritur te siguroje mesohet se totali i aseteve te sekuestruara nga krimi i organizuar kap vleren e mbi 1.5 miliarde leke. Kjo shume eshte vleresuar per pasurite e paluajtshme te sekuestruara mjetet motorike llogarite bankare dhe shumat e ndryshme parash te kesh CASH.
Sipas ketyre burimeve mesohet se pervec aseteve te sipercituara qe tashme jane te sekuestruara dhe administrohen nga Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara kjo e fundit eshte detyruar tia ktheje personave te ndryshem te hetuar e akuzuar si pjese e krimit te organizuar asete ne vlere totale rreth 800 milione leke te reja. Vlere kjo e percaktuar nga cmimi i perafert i tregut per pasurite e paluajtshme dhe atyre te mjeteve motorike. Nderkaq ne zbatim te ligjit antimafia vetem gjate muajit korrik - shtator te ketij viti me vendim te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda jane sekuestruar asete te ndryshme me vlere rreth 229 milione leke te reja.
Gjithmone sipas statistikave zyrtare te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara kjo agjenci prej vitit 2008 kur eshte ngritur ka marre ne administrim edhe asetet e sekuestruara te personave apo fondacioneve te akuzuar per financim terrorizmi. Sipas ketyre te dhenave vlera totale e aseteve te sekuestruara ketyre fondacioneve apo personave konkrete qe ndodhen ne listen e zeze te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe SHBA-se kapin shifren e 1.5 miliarde leke. Ku perfshihen pasuri te paluajtshme mjete motorike dhe llogari bankare ne emra konkrete te fondacioneve apo administratoreve te tyre. Te gjitha keto asete prej shkurtit te viti 2008 ndodhen ne vartesi te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara prane Ministrise se Financave.
Te akuzuarve per krime u jane sekuestruar 1.5 mld leke
Me krijimin e Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda ne Tirane ekzekutivi formuloi dhe miratoi edhe ligjin per Parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar i njohur si ligji Antimafia ligj ky qe u ndryshua ne vitin 2010 dhe qe ndodhet ne fuqi. Mbi bazen e ketij ligji kjo gjykate sekuestroi pasuri te paluajtshme llogari bankare mjete motorike dhe para kesh CASH me nje vlere rreth 1.5 milione leke qe i posedonin persona apo te aferm te tyre te akuzuar per krime te ndryshme si trafik droge trafik armesh trafik prostitucioni etj. Keto pasuri u sekuestruan me vendim gjykate por deri ne vitin 2008 ishin ne meshire te fatit. Ne kete kohe nisi pune zyra e Administrimit te Pasurive te Sekuestruar dhe Konfiskuara prane Ministrise se Financave. Deri me tani kjo agjenci ka marre ne administrim asete me vlere rreth 1 miliard e 542 milione leke.
Ne mesin e personave te cileve i eshte sekuestruar pasuria jane te pandehurit e akuzuar si drejtues te organizatave kriminale dhe te akuzuar e denuar per trafiqe te ndryshme. Te fortet qe kane pesuar mbi kurriz sekuestrimin jane Aldo Bare te cilit i eshte konfiskuar Laguna e Karavastase e disa metra apartamente Lulezim Berisha i jane konfiskuar siperfaqe prej 1500 metra katror truall ne Shkallnur te Durresit e rreth 20 mije metra katror te ish-Ndermarrjes Bujqesore-Frutore ne Durres. Pronat e sekuestruara te te ndjerit Klodian Saliu dhe mjetet motorike te familjareve te tij pasuri te pandehurit te bandes se Lushnjes shtetasit Afrim Hoxha. Llogari bankare te dy vellezerve beratas Aleksander e Sokol Shehu qe kapin shifren e rreth 2 milione eurove pasi dyshohen se jane pjese e nje rrjeti kriminal ne Greqi. Hoteli luksoz ne Durres i te pandehurit Alket Hatia mjetet motorike te te denuarit Besnik Brraka e pasuri te vellezerve Dakolli nga Kavaja. Te gjitha keto dhe te tjera jane marre ne administrim tashme nga zyra e Administrimit te Pasurive te Sekuestruar dhe Konfiskuara prane Ministrise se Financave e cila disa prej tyre i ka dhene me qera dhe disa te tjera presin te dalin ne shitje.
Me vendim te Ministrise se Financave jane sekuestruar dhjetera prona dhe asete te organizatave terroriste
Terroristet investuan 1.5 mld leke ne Shqiperi
Pervec aseteve te sekuestruara e konfiskuara te krimit te organizuar ne Shqiperi jane sekuestruar me urdher te Ministrit te Financave ne vitin 2004 05 dhe 06 edhe asete te ndryshme te personave dhe fondacioneve qe rezultojne ne listen e zeze te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe SHBA-se si financues te terrorizmit. Ne mesin e ketyre financuesve jane edhe emrat e personave dhe fondacionet e ndryshme qe kane investuar ne pasuri te paluajtshme ne Shqiperi pas vitit 1990. Keshtu mes ketyre kompanive dhe personave qe jane ne listen e zeze ndodhen edhe shoqeria Karavan Loxhall Alimited Beton Taibah International Fondacioni Al-Haramania Albanian Internacional Invest Medi Care Alb Snacks Fountain of life R.T.Islmae Cavallorevenue emri i doktorit Abdul Latif Saleh dhe sheiku Yasin Al-Kadi.
Pasurite e ketyre kompanive personave dhe fondacioneve qe jane ngritur ne Shqiperi jane sekuestruar me urdhrin e Ministrit te Financave ne zbatim te ligjit nr.9258 Per masat kunder financimit te terrorizmit. Ketyre kompanive dhe personave i jane sekuestruar asete qe ne total kapin shifren e 1 milarde e 552 milione leke te reja. Vlere kjo e nxjerre nga vleresimi i cmimit te perafert te tregut per pasurite e paluajtshme te ketyre pronave te sekuestruara dhe disa llogarive bankare. Prej vitit 2004 me sakte ne dhjetor te atij viti ish-ministri Arben Malaj vendosi sekuestrimin e tyre ne baze te ligjit nr.9258 Per masat kunder financimit te terrorizmit. Sipas shkresave zyrtare te administrimit rezulton se mes aseteve te sekuestruara jane apartamente te ndryshme te dy kullat qe ndodhen ne Bulevard dhe mbi 19 objekte te tjera neper qytete te ndryshme te Shqiperise ne emer te sheikut Yasin Al-Kadi. Pasuri kjo qe vleresohet me e larta nder te sekuestruarat dhe qe ndodhen ne administrim nga zyra e Administrimit te Pasurive te Sekuestruar dhe Konfiskuara prane Ministrise se Financave.
Terrorizmi sekuestrohet xhamia e Bulqizes
Kur sekuestrohen prona te te dyshuarve per krime apo terrorizem mendohet gjithmone per ndertesa biznese apo para ne banke por mes tyre ndodhen edhe objekte kulti. Ne mesin e aseteve te sekuestruara ne kuader nr.9258 Per masat kunder financimit te terrorizmit ndodhet edhe nje xhami dhe mbi 726 metra katror ndertesa ne Bulqize te ndertuar nga shoqeria Taibah Internacional. Pasurite e kesaj shoqerie jane sekuestruar ne korrik te 2007 me urdher te ministrit te Financave Ridvan Bode duke i vendosur nen administrim nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara. Sipas te dhenave zyrtare shoqeria Taibah Internacional ka ndertuar pervec tre ndertesave ne qytetin e Bulqizes edhe nje xhami. Kjo e cila me vone i eshte dhuruar Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Edhe pse kjo xhami eshte dhuruar nga shoqeria Taibah Internacional ajo eshte sekuestruar me letra por i eshte lene komunitetit te qytezes se Bulqizes per kryerjen e riteve fetare ne kete xhami.
Bode shkarkoi kryeadministratorin qe beri transparence dhe pranoi problemet me pronat
Kush i administron pasurite e bllokuara
Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara eshte krijuar pas vitit 2005 kohe kur Gjykata e Krimeve te Renda ne kryeqytet ne zbatim te ligjit Antimafia te miratuar ne vitin 2004 kishte filluar sekuestrimin e pronave te personave te akuzuar per krim te organizuar si trafik droge femra armesh etj. Me vendim te Keshillit te Ministrave kjo agjenci u formua prane Ministrise se Financave por qe nuk funksionoi deri ne mes te vitit 2008. Shkak per kete mos funksionim u bene strukturat e shtetit qe nuk arriten te menaxhonin dhe te krijonin bazen ligjore si duhej te administroheshin keto pasuri. Deri ne fillim te vitit 2008 dy kryeadministratore te emeruar per administrimin e ketyre pasurive paten dhene doreheqje dhe ne fillim te 2008 ne krye te kesaj agjencie u emerua z.Hekuran Vladi. Me te marre detyren z.Vladi filloi marrjen ne dorezim te ketyre aseteve edhe pse asetet e financuesve te terrorizmit duheshin sekuestruar dhe marre ne administrim qe nga dhjetor te 2004. Gjate kesaj kohe shumica prej ketyre pasurive te financuesve te terrorizmit administroheshin nga administratore te emeruar nga personat emrat e te cilit ishin futur ne listen e zeze. Per keq administrimin e tyre njeri nga administratoret e ketyre kompanive u dergua ne gjyq si i pandehur dhe u denua per fshehjen e te ardhurave nga pronat e sekuestruara te financuesve te terrorizmit. Sipas te dhenave zyrtare te siguruara nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara rezulton se qe nga momenti i marrjes ne administrim te pronave te financuesve te terrorizmit 2008 e deri ne shtator 2010 jane siguruar nje shume prej me shume se 86 milione leke te reja. Shuma keto dhe te tjera qe jane sekuestruar ndodhen ne llogari bankare te cilat ne momentin qe me nje vendim Gjykate keto prona i kalojne pronarit shuma i kthehet atij ne te kunderten nese vendoset konfiskimi i tyre ato pasuri te sekuestruara i kalojne ne pronesi shtetit shqiptar. Mesohet se per administrimin e pasurise se personave qe akuzohen si financues te terrorizmit administrohen nga gjashte persona te cilet jane emeruar nga kryeadministratori qe vetem pak dite me pare u shkarkua nga Ministri i Financave z.Hekuran Vladi pa ndonje motiv. Shkarkim ky qe sipas z.Vladi ka ardhur vetem per faktin se ne nje emision televiziv kishte bere transparente menyren e administrimit te ketyre pasurive.
Ministri i Financave Ridvan Bode menjehere pas shkarkimit emeroi ne detyren e Drejtorit te Agjencise se Pasurive te Sekuestruara e te konfiskuara Besnik obajn.
I kontaktuar me telefon ish-kryeadministratori i agjencise Hekuran Vladi pranoi se eshte liruar nga detyra pa ndonje motivacion. Jam liruar nga detyra pasi Ministri i Financave Ridvan Bode e ka fobi transparencen me publikun. Pikerisht pse isha transparent me publikun une u lirova nga detyra. Ata qe fshihen nga kamerat ne tualete banjo emerohen nga ky minister keshilltare te larte te tij-tha z.Vladi gjate komunikimit me Shekullin duke mos pranuar te jape me shume shpjegime per kete.
Nga ana tjeter mesohet se lirimi i Vladit nga detyra e tij eshte kryer vetem pak dite para se Ministria e Financave te nxirrte ne shitje pronat e sekuestruara qe prej dy vitesh nga persona te ndryshem te akuzuar per krim te organizuar. Ato administrohen nga agjencia qe drejtonte deri pak dite me pare Hekuran Vladi. Nder pronat qe pritej te nxirren ne shitje mbi bazen e Vendimit te Keshillit te Ministrave qe ende nuk eshte botuar ne Fletoren Zyrtare eshte Laguna e Karavastase e cila ka qene ne pronesi te te pandehurit te akuzuar si kreu i bandes se Lushnjes te pandehurin Aldo Bare. Po keshtu pritej te hapej ankandi edhe per disa prona qe ndodhen ne bregdetin e Durresit ne emer te akuzuarit Lulezim Berisha te konfiskuara tashme me vendim te Gjykates se Larte. Ne te kundert ne korridoret e Prokurorise per Krime te Renda dhe Gjykates se Krimeve te Renda flitet se lirimi i Vladit mund te kete ndodhur nga ndikimi i personave te ndryshem te cileve i jane bllokuar pronat dhe qe administrohen.
Sipas ketyre zerave te interesuarit kane ndikuar tek Ministri Bode per shkarkimin e Vladit. Vete ai i pyetur per keto zera nuk pranoi te prononcohet. Agjencia qe drejtohej drejtori i saj i saposhkarkuar ka administruar pasuri te sekuestruara e konfiskuara ne vleren e mbi 3 miliarde leke te vjetra. Nga keto 1.5 miliarde leke jane prona dhe pasuri te te akuzuarve per terrorizem sic eshte rasti i sheikut Yasin Al-Kadi. Po ashtu 1.5 miliarde te tjera jane pasuri e personave te dyshuar dhe denuar per kryerjen e aktivitetit kriminal te paligjshem si te trafikut te droges prostitucionit dhe organizatave kriminale. Lirimi i Vladit nga detyra vjen edhe pse ne raportin e BE-se ne detyrat e percaktuara per qeverine eshte vene theksi dhe eshte kerkuar qe mos te preket stafi i kesaj agjencie por shtimi i tyre zgjerimi i fondeve dhe ndryshimi i teknologjise se funksionit te kesaj agjencie.