E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrënjët e thella historike të Autoqefalisë shqiptare

NDRIÇIM KULLA

Në vijim të rishikimit të historisë sonë do të qe mjaft interesante të shtonim edhe një aspekt të ri që prurjet historiografie i kanë zbuluar historisë sonë, goxha i lënë pas dore deri më sot,  atë aspekt që lidhet me historinë e saj kishtare, por që në fakt shërben si një prizëm i çmuar për të zbërthyer edhe ecurinë tonë nëpër shekuj. Është një e vërtetë e pamohueshme se qysh nga pushtimi romak, Shqipëria nuk ka pasur përkatësi politike. Që prej atëherë, për të hartuar historinë e saj, nuk mund të mbështetesh në zhvillimet politike të jetës kombëtare, por, në mungesë të ngjarjeve politike, duket se mund të gjesh mbështetje në shfaqjet e jetës së saj fetare. Ja pse ky aspekt mund të na japë mjaft zbulesa historike dhe përbën sot një pyetje të shtruar për studime më të thella.
Është e provuar se në Shqipëri krishterimi është apostolik, d.m.th. ai është marrë nga arbrit direkt nga goja e apostujve, e ky është një fakt me tepër rëndësi përsa u përket pretendimeve të popujve sllavë (sidomos serbëve) për lidhjen e tyre të fortë e të lashtë me ortodoksinë, pasi këtë besim, ndryshe nga ne, ata e kanë marrë përmes popujve të tjerë. Në hapësirat e Arbërisë kanë predikuar Shën Pali, Shën Andrea, Shën Luka; ky i fundit autor i librit Vepra e apostujve dhe nxënës i pandarë i apostullit Pal.
Në këto histori të gjata mijëravjeçare, një kapitull i veçantë duhet hapur për Justinianën e parë dhe Patrikanën e Ohrit. E kjo për një arsye madhore që lidhet me traditën tonë të gjatë në fushën e autoqefalisë së Kishës. Justiniana e parë u themelua nga Justiniani me anën e një akti të lëshuar më 14 prill të vitit 535 dhe që lexohet në Novelën XI. Jo vetëm për jetën fetare të popullit shqiptar, por pothuaj të të gjithë gadishullit ilirian, Ohër-Justiniana ka qenë metropoli i tij nga viti 535 deri në vitin 1767, kur u shkatërrua nga vandalizmi greko-bizantin dhe nga intrigat e fanariotëve. Duhet theksuar se në të gjithë Kishën Lindore ka pasur gjithsej vetëm tre patrikana autoqefale, ajo e Ohrit, e Pejës (e suprimuar me Ohrin) dhe ajo e Qipros, e cila e ruan autoqefalinë edhe sot.
Për historianin, shkatërrimi i arkivave të një kryeqendre kaq të rëndësishme e kaq të madhe, si Metropoli Ohër-Justiniana, është një humbje për të cilën nuk do ti vinte kaq keq, nëse veç interesit të madh në lidhje me të, nuk do të kishin shërbyer shumë fakte fetare si pika orientimi për ngjarjet civile. Por edhe nga ana fetare dëmi qe i madh e i kontestueshëm. Ligjërimi i primatit ose Patriarkatit të Justinianës-Ohrit ishte kryer nga Papa me kërkesën e një perandori të krishterë, dhe është patriarku grek që në vitin 1767, i kërkon një perandori jo të krishterë suprimimin e po kësaj primatie. Cili nga këto dy akte, vallë, ishte kanonik apo kundërkanonik, i krishterë dhe jo i krishterë? Po një suprimim kundërkanonik dhe kundërkristian, çndikim mund të ketë në sytë e të krishterëve: shqiptarë, vllahë e të tjerë?
Nuk është e pavlerë të theksojmë, gjithashtu, se peng i grindjeve fetare, të dhunshme e shekullore midis Romës e Bizantit ka qenë Iliria. Ka qenë kjo në Bizant, si rrallë diku tjetër ku ndodhnin grindjet fetare, por, shkaku për të cilin është debatuar gjithherët ishte zotërimi i Ilirisë dhe i Ohrit, metropolit të tij. Pra, çështja kryesore e Bizantit ishte që të mbetej zotëruese e Ohrit dhe të mos i lejonte ilirët të krijonin një shtet më vete, siç u formua në vende të tjera, si dhe të kthente në bizantinizëm atë që Roma ish munduar të romanizonte, e më tej, të zëvendësonte me të folmen greke, në fillim latinishten e më pas edhe gjuhët vendase, të cilat u bënë krahinore, rurale, në krahasim me gjuhën zyrtare të pranuar nga të gjithë.
Ndaj shfaqet si vërtet rrëqethës krimi i shkatërrimit me një përkujdesje të skajshme i arkivave të primatisë ilire dhe të gjitha pjesëve përkatëse të marrëdhënieve kanonike, të cilat ajo i kish pasur deri në atë kohë me Romën. Vargu i primatëve ilirë ka humbur krejtësisht. Providenca të paktën lejoi që një prej regjistrave të kësaj primatie ti shpëtojë vandalizmit bizantin. Për të thënë të vërtetën, edhe vetë ky regjistër nuk është i plotë. Aty-këtu i janë shkëputur fletë, diku tjetër janë shuar disa akte. Por, i tillë siç ekziston – dhe ne jemi të lumtur që kemi një kopje të tij – ai dëshmon për një vandalizëm, për të cilin vetëm grekët na duket se qenë të zotë. Ekzistonin edhe dokumente të çmuara në manastirin e Shën Naumit, të ndërtuar në shekullin e dymbëdhjetë mbi një kodrinë në jug të liqenit të Ohrit, por ato u shkatërruan me urdhër të patriarkut grek në vitin 1850 ose 1851. Murgu Serafim, autor i këtij akti vandalizmi, i thoshte më 1856-n peshkopit Popov dhe tre shokëve të tij, një dhjaku dhe dy priftërinjve francezë: Sa më ka kushtuar për ti shkatërruar të gjitha këto! Por patriarku më ka urdhëruar tri herë radhazi. Më së fundi ai më shkroi: Është hera e fundit që ne të urdhërojmë. Nëse në këtë kohë nuk janë djegur të gjitha arkivat, ti do të zëvendësohesh, dhe atë që nuk do ta bësh ti, do ta bëjnë të tjerët. Vetëm atëherë arrita në përfundimin që të bëja një pirg me to para manastirit dhe tu vija flakën. Por, sa keq më vinte!. Dhe ajo çka të habit është se nuk janë vetëm arkivat e Primatisë së Ohrit dhe të Shën Naumit ato që shkatërroi patriarku grek. Historiani rus, Venelin, tregon gjithashtu, se edhe ato të Tërnovës së madhe u asgjësuan me urdhër të patriarkatit grek.
Ja pse në luftën e madhe e të rëndësishme që ndërmori populli shqiptar rreth 150 vjet më vonë nga shkatërrimi i Patrikanës së vet autoqefale, ai nuk mundej dhe duhej të ndihej i patraditë. Kish shekuj të tërë që e kish pasur, pavarësisht se nuk ka gjurmë dokumentare. Turqit, me të ardhur në pushtet, vendosën parimin fetar si të vetmin që dallonte kombësinë. Të gjithë ata që kishin një fe, ishin për ta të së njëjtës kombësi, pra nuk ekzistonte kurrfarë kombësie, por vetëm fe. Të gjithë myslimanët ishin një komb dhe të gjithë të krishterët një komb armik me ta. Ja pse të gjithë ortodoksët ata i quajtën grekë dhe të gjithë myslimanët turq kudo që të ishin. Nacionalistët grekë e rrokën menjëherë këtë parim, për ta përdorur rënien e Autoqefalisë së Ohrit dhe nëpërmjet Kishës dhe patriarkëve të vet synuan fortësisht idenë e tyre të helenizimit të të gjithë popujve të tjerë të Ballkanit me divizën se të gjithë ortodoksët duhet të quheshin grekë, ashtu siç thoshin turqit. Ja, pse shkatërrimi i Mitropolisë së Ohrit dhe arkivave të saj ishte një gjëmë kombëtare historike për shqiptarët, sepse i hoqi të gjitha barrierat e mundshme fetare dhe historike ndaj furisë së lëvizjeve helenizuese. Shqipërisë së zhveshur nga tradita e një kishe autoqefale për aq sa qe e mundur deri në ato shekuj – dhe dorëshkrimet e kësaj tradite, i mbeti për tu mbrojtur vetëm shpirti i kombit. Ja, për këtë arsye shfaqet si proverbiale shfaqja e vrullshme e fuqisë së këtij shpirti në veprimin e 30 korrikut 1919, kur u shpall Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës si Kishë Autoqefale dhe Fan Noli si peshkop i saj. Mirëpo mbetej që kjo të kryhej brenda vetë Shqipërisë, për ti vendosur kështu një barrierë përdorimit të deriatëhershëm të Kishës dhe përkatësisë ortodokse të shqiptarëve, për qëllimet politike të Greqisë.
Ky akt nisi me Kongresin Kishtar të Beratit dhe me formulën e tij për klerin shqiptar të vendosur pas shumë diskutimesh në mbledhjen e 52-të të datës 31 maj të vitit 1923,
Me veprime e tij të guximshme, të menduara mirë e të mbështetura fort në kanonet e shenjta shqiptare, Fortlumturia e tij Visarion Xhuvani arriti ta vijojë traditën tonë autonome apo autoqefale nga viti 1919 deri në maj të vitit 1936, kur Patrikana Ekumenike e kushtëzoi dhënien e Tomus-it me largimin e tij. Por, gjithsesi, gjatë këtyre viteve ai mundi ta shqiptarizojë plotësisht kishën tonë kombëtare, ta shkëpusë nga var

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›