E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen- Kalimash, urë bashkimi mes 3 vendeve

Autostrada Rrëshen- Kalimash ka bashkuar ekonomikisht trojet shqiptare në Ballkan, kryesisht Shqipërinë me Kosovën si dhe rajonet shqiptare të Maqedonisë duke shënuar fillimin e një epoke të re pas një shekulli ndarje.

Kështu kanë vlerësuar pjesëmarrësit takimin e organizuar nga bashkia e Kuksit në tunelin e Kalimashit, qëllimi i të cilit ishte promovimi i kësaj rruge. Në këtë takim ishin të pranishëm rreth në 40 kryetarë të zgjedhur të njësive vendore të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

“Kjo mrekulli që është bërë një arterie kryesore e bashkimit te kombit shqiptar mbetet sot një nga pjesët më të bukura për të vizituar dhe të mbush me krenari sa herë që kalon në këtë rrugë” thotë Isen Asani, kryetari i Bashkisë së Tearcës në Maqedoni.

”Praktikisht janë thyer të gjitha barrierat e lëvizjes, qoftë të njerëzve, qoftë të bizneseve apo kapitalit dhe është kjo një mundësi e jashtëzakonshme që I ofrohet botës shqiptare në tërësi që praktikishte Brenda 2-3 orëve të jemi në bregdetin shqiptar” thotë Bujar Huqi, kryetari i Bashkisë së Manzës.

“Rruga e Kombit i jep mundësinë shqiptarëve të Shqipërisë, por dhe Kosovës dhe Maqedonisë e lidhjevee të reja komunikimi mes komuniteteve tona, zhvillim të bizneseve të gjithsecilit, e sjell Kuksin dhe gjithë krahinën e Veriut më afër Tiranës, më afër detit, më afër turizmit” tha Refik Rrugia, kryetar I Shoqatës së Bashkive të Kosovës.

Përfaqësues të pushtetit lokal të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi kanë vizituar edhe sallën e komandimit dhe të vrojtimit e cila është ndërtuar për të kontrolluar trafikun brënda në Tunel.

Flutura Tota < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›