"Shqiperia, me e sigurt se Holanda"
"Shqiperia eshte nje vend me i sigurt se Holanda". Keshtu shprehen bashkeshortet Helena e Dik Wesselingh, qe jetojne se bashku me tre femijet e tyre ne Barbullush te Shkodres prej 10 vjetesh dhe aktivizohen ne projekte te ndryshme e organizma humanitare, per t'i ardhur ne ndihme banoreve te zones. Kjo siguri per jeten, duket se ka qene shkaku kryesor qe ata jane shperngulur nga Amsterdami per t'u vendosur ne Shkoder. Ne nje bisede me "Koha Jone", ata tregojne eksperiencat e kaluara ne Shqiperi. "Ne ndihemi mire ketu, na pelqen menyra e jeteses dhe e konceptimit te familjes, prandaj jemi zhvendosur dhe jetojme ne kete vend. Mendojme se vetem me ane te punes, do te mund te zhvillohet ekonomikisht ky vend", shprehet Helena, teksa afer i qendron edhe nena e saj 86-vjecare, Katerina de Kuper Barlang.
Familja
Nuk jane vendosur ne zonen urbane te Shkodres, por pikerisht ne fshatin Barbullush te komunes Bushat, ku jetojne dhe punojne. Bashkeshortet Helena e Dik Wesselingh, se bashku me tre femijet e tyre Ana, Jana e Josho thone se jetojne te qete, ndersa disa here ne vit aty vjen dhe Katerina, nena e Helenes, e cila drejton nje fondacion humanitar dhe merret me bamiresi . Eshte 86-vjecarja qe ne Barbullush e fshatrat e tjere te Bushatit, e therrasin "Nene Katerina", e cila 16 vjet me pare ka krijuar nje fondacion bamiresie ne qytetin e saj Auderkerk, rreth 20 km larg kryeqytetit te Holandes, Amsterdam. Nene e 8 femijeve, te cilet jane te gjithe te rritur dhe merren me aktivitete te ndryshme ne Holande, Katerina jeton me vajzen e saj te vogel, Helenen. Fondacioni eshte krijuar me qellim ndihmen per njerezit ne nevoje dhe merret me grumbullim donacionesh te ndryshme ne forme dhurate nga shtetasit holandeze, donacione keto ne forma te ndryshme, ku veshjet e objektet, magazinohen ne Holande dhe pasi seleksionohen dergohen ne vendet ku ka varferi per te ndihmuar njerezit ne nevoje.
Bamiresja
Katerina Maria Adriane de Kuper-Barlang, tregon se ka shperndare ndihma ne te gjithe boten, nga Evropa ne Afrike. "Ne vitin 1993, nje vajze nga Laci u soll ne Holande, pasi kishte nevoje per te bere nderhyrje kirurgjikale ne sy dhe ne krah. E solli nje prift qe punonte ne Bushat, tek misionaret e "Nene Terezes", Pader Pjetri. Vajza ishte e varfer dhe nuk kishte mundesi te operohej ne Shqiperi. Me ndermjetesimin e Pader Pjetrit, beme te mundur mjekimin e saj ne Holande", tregon per "KJ" Katerina. Ky ishte kontakti i pare me Shqiperine dhe Pader Pjetri, qe kishte miqesi me Katerinen dhe sherbente si famullitar ne Bushat, i afroi asaj propozimin per ta zhvendosur ne kete zone ku kishte mjaft varferi dhe njerez qe kishin nevoje per ndihmen e saj. Kjo behet realitet ne vitin 1999, kur fondacioni "Bej dicka te mire", vendoset ne Barbullush. Mikpritja qe kane gjetur ketu, njerezit qe iu drejtoheshin cdo dite, pasi kishin nevoje per ndihme, bashkepunimi i ngushte dhe partneriteti me komunen, bene qe familja te vendoset ne Barbullush, ku Diku la punen si inxhinier ndertimi ne Holande dhe se bashku me vjehrren Katerina, bashkeshorten Helena, me profesion gazetare dhe tre femijet e tyre, atehere te vegjel, u vendosen ne Shqiperi.
Pershtypjet
Ato jane integruar ne jeten e ketushme dhe shprehen se Shqiperia nuk njihet sa duhet nga te huajt. "Femijet jane ne shkolle, ne punojme me fondacionin, ndihmojme te moshuar, te vetmuar, jetime e te varfer dhe ndihemi mire me ate qe bejme. Permes lidhjeve tona kemi bere te mundur sjelljen e ndihmave per kete zone", tregon Helena. Fillimisht i ka bere pershtypje varferia, se si njerezit jetonin pa uje, pa drita e ne kushte te veshtira. "Ketu kishte shume per te bere dhe qendruam", shpjegon ajo. Megjithate ata nuk jane dakord me mendimin e shume te huajve, se si e konceptojne jeten ne Shqiperi. "Ketu i le femijet e lire dhe nuk te cenon kush. Dyert nuk i kycim. Ndryshe ndodh ne Holande, ku femijet t'i rrembejne pasi vitet e fundit kriminaliteti e droga, jane perhapur shume", thote Diku. Me tej edhe nje mendim per punesimin. "Shqiperia eshte nje toke me shume mundesi dhe nuk e kuptoj sesi njerezit largohen ketej, per te shkuar e punuar jashte. Ketu jetohet duke punuar. Po e deshe punen, jetohet kudo dhe ky eshte vendi i shqiptareve. Eshte nje vend me i sigurt se Holanda", shprehen Katerina 86-vjecare, e cila eshte nderuar edhe si "Qytetare nderi" e zones se Bushatit, ndersa eshte dekoruar me pare edhe nga Mbreteresha e Holandes.
Projekti per qendren sociale dhe investimet
Kryetari i komunes Bushat, Zef Hila, thote se familja holandeze ka afruar mundesi dhe sjellje ndihmash per spitalin e Bushatit, i cili eshte rikonstruktuar fale mundesive te krijuara nga ato, me ushqime e veshmbathje per familjet ne nevoje, te semure, te moshuar te vetmuar, ndersa kane nisur nje projekt per ndertimin e nje qendre sociale ne Barbullush. Helena Wesselingh, shpjegon se ato jane vendosur ketu dhe nuk do te levizin ketej, pasi kjo eshte nje zone me numer te madh banoresh, ka toke pjellore dhe mundesi zhvillimi. Me nje financim prej 200 mije eurosh, ne bashkepunim dhe me komunen, qendra sociale do afroje kushte akomodimi dhe rehabilitimi per 50 persona, te cilet jane te varfer, te semure, invalide. Atyre do u afrohet falas asistence mjekesore, sherbime te tilla si dushe per invalide, ushqim falas, veshmbathje, ilace etj. "Ketu mund te afrohen dhe familjet e varfra dhe femije jetime, qe do te trajtohen me ushqim cdo dite. Ne fakt keta 10 vite ne kete kemi bere", thote Helena, ndersa tregon mjediset e qendres ku po punohet.
Mentaliteti
Jane pershtatur me njerezit, duke marre eksperience prej tyre. "Na pelqen mentaliteti i familjes shqiptare, mentalitet qe ka ekzistuar edhe ne Holande deri para rreth 50 vitesh. Njerezit ketu jane te bashkuar dhe i dhurojne dashuri njeri-tjetrit. Familjet jane bashke ne perballimin e jeteses, ne te mira dhe te keqija", eshte perfundimi i familjes Wesselingh.
Kujdes per te varfrit dhe te semuret
Banoret e Barbullushit por dhe te zones perreth, shprehen se keta njerez te huaj iu jane gjendur mjaft. Ka tre vjet qe ato kane mundesuar vizita mjekesore falas per personat qe kane probleme me syte. Jane rreth 500 paciente, jo vetem nga Shkodra, por dhe nga qytete te tjera, qe kane ardhur ketu duke bere ekzaminime mjekesore falas per syte. Nje tjeter drejtim ku punon ky fondacion, eshte dhe ndihma per familjet e varfra. Jane 100 familje ne Bushat, qe iu shperndahet buka ne shtepi nga vete holandezet. Helena tregon per dy femije jetime nga fshati Mal i Jushit, te cilet jetojne vetem me nenen e semure dhe qe dimrin e kaluar i kane gjetur pas deres se baneses ku jetojne holandezet. "Dhe pse dimer ishin te veshur keq, me pak rroba dhe kur treguan se cilat ishin problemet u prekem mjaft. I futem brenda dhe u dhashe rrobat e femijeve te mi per t'i veshur, pasi ne ate moment nuk kisha rroba te tjera per to", tregon ajo. "Kane bere aq te mira per njerezit ne nevoje ketu, sa veshtire te numerohen", thote Zija Gerbeti, banor i Barbullushit. Ne projektet e se ardhmes, eshte terheqja e turisteve te huaj ne Shqiperi.
Rudina Llazari