Turqia lobon per Kosoven
Prof.Dr. Bekir Ismail, i cili po lobon per Kosoven ne Organizaten e Konferences Islamike (OIC), eshte takuar me ministrin e Puneve te Jashtme te Turqise, Ahmet Davutoglu. Ismail ka thene per agjencine e lajmeve turke "Anadolu Ajansi" (AA), se e ka njoftuar kreun e diplomacise turke me zhvillimet e fundit ne Kosove. "Ministri i Jashtem i Turqise mbeshtet njohjen e Kosoves ne Konferencen Islamike dhe ka theksuar se Turqia, eshte nje vend qe gjithmone e ka deren e hapur per Kosoven", ka thene Ismail. "Ministri me ka thene se perfaqesuarit turk do ta ndihmojne Kosoven, ne te gjitha instancat ku mungojne perfaqesuesit e saj. Dhe, se Turqia fillimisht perkrahe pranine e Kosoves si vezhguese ne Konferencen Islamike ", ka thene ai. Ismail ka takuar edhe Sekretarin Gjeneral te Konferences Islamike, Dr. Ekmeleddin Ihsanoglu. "Edhe Ihsanoglu ka theksuar se jane duke bere perpjekje, qe Kosova te njihet dhe se do te shfrytezojme te gjitha mundesite qe kjo te ndodhe sa me shpejt", theksoi Ismail.
Ismail ka thene se eshte ftuar nga Sekretari Gjeneral i Lidhjes Arabe, Amr Musa per te diskutuar me gjeresisht, ne lidhje me njohjen e Kosoves.
Ismail ka thene se eshte ftuar nga Sekretari Gjeneral i Lidhjes Arabe, Amr Musa per te diskutuar me gjeresisht, ne lidhje me njohjen e Kosoves.