E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni, 30 takime ne Nju York

Ministri i Puneve te Jashtme i Kosoves, Skender Hyseni ka udhetuar drejt Nju Jorkut, ne kuadrin e nje vizite zyrtare, ne te cilen pati si pikesynim te kryente nje lobim per njohjen e shtetit te Kosoves. Kryediplomati kosovar, pati takime me rreth 30 delegacione, nga vende te cilat ende nuk e kane njohur Kosoven, e qe jane te akredituara ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara ne Nju York. Gjate ketyre takimeve, ministri Hyseni ka folur per progresin e Kosoves ne vitin e pare te pavaresise. Kurse ka kerkuar qe qeverite e ketyre vendeve ta kene ne axhenden e tyre njohjen e Kosoves dhe ta pershpejtojne kete hap.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›