Rreshjet e dëborës në vend, ja akset problematike për të qarkulluar
Tiranë- Ulja e temperaturave nën zero pothuajse në të gjithë vendin dhe rreshjet e dendura të dëborës po shkaktojnë vështirësi qarkullimi nëpër rrugët kombëtare.
Mëngjesi i sotëm është zgjuar me ngrica dhe reshje të dendura dëbore në të gjithë vendin.
Akset më të rënduara në qarkullimin rrugor janë Tiranë-Elbasan, Elbsasan- Qafë Kërrabë, dhe në aksin kombëtar Elbsan- Qafë Thanë.
Temperaturat sot kanë shënuar përsëri ulje. Policia i bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve në akset problematike dhe të përdorin zinxhirët. Edhe ditën e djeshme situata u paraqit e rënduar në këto akse nga reshjet e borës.
Në qytetin e Fierit raportohet për rrëshqitje të dherave si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut në 48 orët e fundit.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Tëitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: