Reshjet e bores dhe te shiut veshtiresi ne qarkullim ne disa akse rrugore

Reshjet e dëborës dhe shiut të 24 orëve të fundit kanë krijuar probleme në mjaft akse rrugore të vendit. Në Korçë, bora ka krijuar probleme në disa akse rrugore duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Burime nga policia e qytetit juglindor bëjnë me dije se aksi Zëmblak- Kapshticë dhe Korçë-Ersekë-Leskovik, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Gjithashtu dhe aksi Boboshticë-Dardhë i kalueshëm me zinxhirë. Ndërkohë që reshjet intensive të borës janë në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit.
Shirat e dendura kanë shkaktuar rënien e gurëve duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Ne veri te vendit problematike shfaqet zona e Pukës dhe te Malësisë se Madhe. Ne verilindje aksi Peshkopi – Klos kalohesh me vështirësi dhe mjetet duhet te pajisen patjetër me zinxhir.
Policia Rrugore ka kërkuar ndihmën e firmave te pastrimit te rrugëve për te pasur situatën ne kontroll.