Alarmi per bombe tek Gjykata e Tiranes rezultoi fals

Rezultoi të ishte fals, alarmi për bombë në ambientet e Gjykatës së Tiranës. Ky alarm ishte dhënë pak kohë më parë përmes një telefonate anonime,duke sjellë dhe angazhimin maksimal të uniformave blu të cilët kanë evakuuar të gjithë personelin e gjykatës dhe personat e pranishëm aty. Skuadra antieksploziv që ndodhej në vendngjarje për të proceduar për zbardhjen e ngjarjes, pas ekzaminimeve në këto amiente deklaroi se kemi të bëjmë me një alarm fals.