E Diel, 1 Nëntor 2026

Llalla në krye të akuzës, seancë dëgjimore sot në Komisionin e Ligjeve

Tiranë- Adriatik Llalla, i dekretuar tre ditë më parë nga Presidenti Bujar Nishani për postin e kryeprokurorit të ri të përgjithshëm do të jetë i pranishëm sot në seancë dëgjimore në Komisonin parlamentar të Ligjeve.

Mësohet se ky Komision do të shqyrtojë dekretin e Presidentit Bujar Nishani, për kryeprokurorin e ri.

Llalla, i cili është aktualisht kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, post për të cilin është vlerësuar nga të gjirha kahet politike, pritet të marrë në Kuvend abstenimin e opozitës.

Partia Socialiste pas mbledhjes dy ditëve më parë të grupit të saj parlamentar tha se nuk është kundër kandidaturës së Llallës, por ndaj procesit sepse sipas tyre afati i zonjës Ina Rama në krye të Prokurorisë Shqiptare mbaron në muajin maj.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›