E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshkitjet demtojne fshatin, rrezikon Fierza

PUKE- Nje fshat ne rrethin e Pukes mund te behet ne te ardhmen rreziku serioz jo vetem per banoret, por edhe per qendrueshmerine e diges se liqenit te Fierzes, ku eshte ngritur hidrocentrali me te njejtin emer. Fshati Porave ndodhet buze liqenit te Fierzes, por shirat e dendura dhe me intensitet te viteve te fundit kane shkaktuar tejngopje te tokes dhe erozion. Kryeplaku Gjok Faslia, jep alarmin nepermjet medieve duke kerkuar sensibilizimin e autoriteteve vendore e qendrore, pasi rreshkitjet po shkaktojne deme te medha. "Nese ky fenomen vazhdon me tej, do te rrezikoje dhe vete digen e liqenit te Fierzes", thote Faslia. Sipas tij, shume vite me pare, specialistet dhe inxhinieret kineze qe asistuan ne ndertimin e hidrocentralit te Fierzes, kerkuan betonimin e fshatit per shkak te paqendrueshmerise se tokes. Me kalimin e viteve edhe nje pjese e banoreve kane lene fshatin per shkak te rrethanave dhe kushteve te veshtira apo problemeve me erozionin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›