E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzim ne kopshtet e femijeve

GJIROKASTER- Prinderit shqetesohen per abuzimet ne kopshtet publike me femijet e tyre. Nje ankese e rralle vjen nga qyteti i Gjirokastres, ku nje prej familjeve ka denoncuar faktin se drejtuesit e kopshtit "Cicerimat" djalin e tyre me shendet te mire mendor e ka regjistruar si nje person me aftesi te kufizuara, ose e thene ndryshe, me te meta mendore. Babai i femijes, Viron G., pedagog ne universitetin e qytetit "Eqerem Cabej", ka deklaruar se eshte i indinjuar nga fakti qe ka zbuluar dhe ky akt eshte ndermarre vetem e vetem qe kopshti te perfitoje fonde te ndryshme nga organizma nderkombetare dhe te rrise te ardhurat nepermjet shifrave abuzuese.
Per ngjarjen kane nisur verifikime jo vetem autoritetet vendore te arsimit ne qark, por edhe organet e policise dhe prokurorise. Nese ky fakt do te provohet edhe me dokumente, atehere drejtuesit e kopshtit rrezikojne ndeshkimin penal per kete skandal. Sipas babait te femijes se mitur, qe prej tre vitesh djali i tij shkonte ne kopshtin publik te qytetit, por edhe pse i shendetshem menderisht, ai kishte zbuluar se figuronte i regjistruar padrejtesisht ne listat e femijeve me probleme mendore. Sipas prindit, "regjistrimi eshte bere nga psikologet e kopshtit, pasi nepermjet kesaj liste perfitonte fonde financiare nepermjet donatoreve te huaj". Ne dijeni te skandalit eshte vene edhe Drejtoria Arsimore e qytetit te Gjirokastres, pasi lista ka qene publikuar edhe neper kopshte. "Djali im nuk ka asnje problem mendor apo zhvillim te vonuar mendor, ndaj e kam denoncuar kete rast per hetim te plote", eshte shprehur pedagogu. Tashme hetimet po kryhen nga prokuroria dhe policia e Gjirokastres, qe do marrin ne pyetje drejtuesit e kopshtit, denoncuesin dhe do verifikojne te gjitha listat dhe fondet e perfituara ne kete drejtim. Paraprakisht dyshohet se pas kesaj skeme te cuditshme perfitimi fshihet nje grup psikologesh dhe drejtuesit e kopshteve. Hetimi pritet te zbuloje edhe numrin e kopshteve te perfshira ne kete skeme perfituese dhe prej sa kohesh ka vazhduar kjo veprimtari e paligjshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›