Shqiptaret te prekur nga racizmi
Ne konference flet edhe nje emigrante shqiptare, Borana Osmani, nje nga iniciuesit e ketij takimi
Rracizmi dhe transformimi i ketij fenomeni, eshte diskutuar per dy dite ne nje takim te zhvilluar nga organizata "Occhioaimedia", mbajtur per dy dite ne Itali. Disa nga komunitetet e prekura nga ky fenomen jane shqiptaret dhe rumunet, qe jetone dhe punojne ne Itali. Shpesh here keto komunitete identifikohen me disa grupe qe ushrojne aktivitete negative ne kete vend.""Kur une isha femije, kam qene krenare, te thoja se isha shqiptare. Une u tregoja gjithe lumturi femijeve te tjere, per rrenjet e origjines sime. Por sot, kur them jam shqiptare, kjo perceptohet si ofendim. Gazetat italiane e lidhin etnicitetin tim gjithmone me ngjarjet negative qe ndodhin ketu", tha Borana Osmani, nje emigrante shqiptare, pjestare e organizates "Occhiomedia", e cila ka inspiruar organizimin e nje reflektimi kolektiv mbi ndikimin e mediave per nje shoqeri gjitheperfshirese. Pjesmarresit ne kete takim dy ditor, u shprehen se mediat luajne nje rol kyc ne kete drejtim dhe ato duhet te jene te kujdesshme tek sa paraqesin nje vizion te pjesshem dhe racist ndaj fenomeneve negative te emigranteve. Folesit theksuan se ne raportimet kryesisht te kronikes se zeze, perdoren fjale qe shpesh kane ndikim negativ. Robert Elliot, nje tjeter referues i organizates "Occhioaimedia", tha se ne Itali emigracioni eshte nje fenomen i koheve te fundit, krahasuar me vendet e tjera te Evropes Veriore. Sipas tij, mediat shpesh kane qasje ofensive, qe jo nuk jane ne favor te integrimit, por perkundrazi, ushqyejne frike ndaj disa etnive. Per kete qellim, tha ai, organizata "Occhioaimedia", ka paraqitur nje perpjekje, per te artikuluar nje monitorim te mediave lokale, sajtet dhe titujt e artikujve te botuara ne Itali, qe kane fryme raciste, ksenofobe apo fyese ndaj pakicave etnike. ""Ky monitorim, tha Elliot, u promovua ne shtatorin e vitit te kaluar edhe ne shkolla. Objektivi yne eshte qe te fillojme te reflektojme mbi ceshtjen e perfaqesimit te emigranteve", tha gjate ketij takimi, Elliot. Ndersa avokati i popullit i rajonit, Daniele Lugli, tha se problemi nuk eshte vetem se ka racizem te forte ne gazeta, por kjo dominon edhe ne shoqerine italiane. Te gjithe intelektualet tha ai, duhet ta shohin si pergjegjesi te madhe krijimin e nje klime kunder ksenofobise. Kush flet keq, mendon keq dhe jeton keq", u shpreh ai, duke theksuar me force se fjala qe duhet te perdoret eshte mjaft e rendesishme. "Ne punesojme njerez per aq kohe sa kemi nevoje dhe pastaj i kthejme ne viktima te dhunes. Kjo eshte zevendesuar ne nje dhune kulturore ne rritje qe vihet re tek te moshuarit, por qe eshte perhapur ne menyre shqetesuese edhe tek te rinjte. Prandaj, tha ai, familja, shkolla, shoqeria ka nje pergjegjesi shume te madhe ne krijimin e nje klime kunder rracizmit.