Grabiten pensionet e fshatit denohen me 16 vjet dy vellezer
Gjykata e Fierit denoi me 16 vjet burg dy vellezer te cilet nje vit me pare grabiten punonjesin e zyres postare ne Mallakaster i cili po shperndante pensionet ne zonat rurale te rrethit.
Florian Begaj u denua me 13 vjet burg pasi atij i eshte vertetuar akuza e vjedhjes me arme parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal ndersa vellai i tij Gjergji Begaj u denua me tre vjet per armembajtje pa leje.
Ngjarja per te cilen u denuan dy vellezerit ndodhi me 23 tetor te vitit te shkuar. Sipas dosjes se gjykimit vellai i madh Florian Begaj kishte organizuar grabitjen e shperndaresit te pensioneve. Duke u mbeshtetur nga i vellai Gjergji ai i ka zene prite Bajram Islamajt tek vendi i quajtur Ura e perroit te qishes ne fshatin Corrush te Mallakastres. Islamaj kishte vite qe punonte si shperndares i pensioneve ne zyren postare te Mallakastres. Ate dite ai kishte me vete 7 milione leke dhe kishte nisur shperndarjen. Rreth ores 830 te mengjesit sapo ka zbritur nga furgoni i pasagjereve me leket ne cante punonjesi i postes eshte ndaluar nga dy vellezerit te cilet nen kercenimin e armes i kane marre te gjitha parate. I demtuari telefonoi me pas policine qe arriti te identifikonte dhe te vinte ne pranga dy vellezerit. Gjate gjykimit te ceshtjes u provua se autor i krimit kishte qene vetem vellai i madh ndersa tjetri u arrestua sepse ne shtepi iu gjeten dy automatike kallashnikove.
Ceshtja u shqyrtua nga nje trup gjykues i kryesuar nga Pirro Sota dhe me anetare Nafije Currin dhe Fredi Konomin. Prokuror i ceshtjes ishte Petrit Vukaj ndersa avokat mbrojtes i dy vellezerve Safet Haxhiu. Ky i fundit ne emer te klienteve te tij ka kerkuar pafajesi e cila nuk eshte pranuar nga gjykata. Edhe vete te akuzuarit kerkuan pafajesi dhe nuk e kane pranuar vepren penale per te cilen akuzohen.
Grabitjet vazhdojne te jene problematike ne Qarkun e Fierit. Pak dite me pare nje ngjarje e tille ndodhi ne qytetin e Lushnjes. Nderkohe qe gjate gjithe vitit jane regjistruar 11 grabitje me arme nga te cilat shtate jane zbardhur.