Rrëshqitja e dheut, dëmtohen disa banesa në Rrogozhinë
Rikthehet problemi i rrëshqitjes së dherave si pasojë e reshjeve të shiut. Në Rrogozhinë, disa shtëpi kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, pas rrëshqitjes së tokës nën to.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të qeverisjes vendore, sipas të cilave probleme janë konstatuar jo vetëm në disa banesa, por edhe në pjesën e varrezave të qytetit.
Në vend kanë mbërritur forcat e shpëtimit, për t'u ardhur në ndihmë banorëve që u janë dëmtuar banesat. Nuk bëhen të ditura ende numri i shtëpive që kanë pësuar dëme dhe nuk flitet për persona të lënduar.