E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca spanjolle, Ballkani periferik

Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian synon forcimin e brendshem te Bashkimit dhe konsolidimin e lidhjeve me Ameriken Latine.
Ne programin e publikuar nga Presidenca spanjolle, hapesira qe i eshte dhene Ballkanit Perendimor eshte mjaft e vogel, nderkohe qe Shqiperia nuk permendet fare. Ne programin e Presidences Spanjolle te BE-se, eshte nje paragraf shume  i vogel per Ballkanin ne te cilin thuhet: “Gjithashtu, Presidenca jone do te zhvilloje partneritetin oriental me vendet e kufirit lindor dhe do te promovoje stabilitetin ne Ballkanin Perendimor dhe perspektiven e integrimit ne Bashkimin Europian. Ne te njejten menyre, ne do te kushtojme nje vemendje te veante vazhdimin e procesit te anetaresimit, duke u kujdesur per progresin e negociatave me Turqine dhe kandidatet e tjere. Kroacia pritet te finalizoje bisedimet e saj shume shpejt. Aksionet e politikes se Jashtme te Europes nuk mund te kuptohen pa ushtrimin e solidaritetit me popujt dhe vendet e paprivilegjuara”. Programi i presidences spanjolle, nga shtetet e Ballkanit permend vetem Kroacine dhe Turqine, si dhe shtetet kandidate qe eshte Maqedonia, nderkohe qe nuk ka specifikuar perspektiven e negociatave me Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›