Rrëshqitja e kodrës, rrezikohet shembja e 10 banesave në Mallakastër
pranë. Janë 8 shtëpi shumë keq, më të rrezikuarat, ndërsa 5 të tjera gjithashtu janë në rrezik. Duam ndihmë nga shteti. Se shteti nuk mund të bëjë sehir, kur ne masivi i dheut të na zërë brenda. Ne jemi të rrezikuar në çdo kohë, ndaj duam zgjidhje. Ku të vemi, ka pohuar Sabire Hamitaj banore e këtij fshati. Të gjitha materialet kanë shkuar dëm, sipas banorëve . Kreu i kësaj komune Sabire Hoxha u shpreh se ka përgatitur me specialistë të saj një dokumentacion për këtë ngjarje natyrore dhe ia ka dërguar këtë këshillit të qarkut dhe institucionit të Prefektit. Ne kemi konstatuar familje që janë të rrezikuara në lagjen Damës. Po kështu në lagjen Goricë të fshatit Kremenar. Kemi dërguar shkresa zyrtare dhe presim përgjigje prej tyre. Gjendja është e keqe, sepse ka shkarje masive të dherave, ka banesa të ngritura pas vitit 90 dhe në vitet e mëparshme. Presim që institucionet përkatëse të ndërhyjnë në kohë për të ndihmuar këto familje .jemi në pritje, ka vijuar më tej Hoxha. Dje nuk ka pasur reshje në akset rrugore për në Mallakastër ka sërish shembje të rrugës. Në vendin e quajtur Gryka e Povlës që lidh Ballshin me fshatrat e thella të Mallakastrës, ka shembje të masiveve të dheut.
O. Filka