E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Ajri i ndotur, nga trafiku i parregullt

Ministri i Mjedisit, në fjalën e tij në seancën e djeshme parlamentare është ndalur në disa probleme mjedisore, të cilat nëse nuk trajtohet ashtu siç duhet sjellin rritje dhe kosto tepër të mëdha. Duke radhitur një sërë të këtyre problemeve me të cilat përballet kryeqytetasi shqiptar dhe çdo qytetar tjetër, ministri theksoi se ne nuk duhet të ngelemi në individëve të ndryshëm, por të rregullit dhe të zbatimit të ligjit. Ajri që thithim është problem i madh i krijuar

nga trafiku i parregullt dhe probleme të mëdha që vijnë nga planet urbane të detyrimeve që kanë kryetarët e bashkive për ti miratuar ato, u shpreh ai. Ministri i Mjedisit radhiti problemet më të dukshme për qytetarët shqiptarë ku u ndal në mbetjet e ngurta duke filluar nga ato që fillojnë nga shtëpitë tonë, spitalore në veçanti janë rrezik për të gjithë ne. Sipas tij, menaxhimi i tyre përfshin shumë aktorë, pushtetin lokal dhe strukturat e tij, ku gjykoi si të gabuar idenë e groposjes së tyre, në të kundërt nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të krijohen bomba ekologjike. Në mënyrë të veçantë duhet të kemi vëmendje në trajtimin mbetjeve të spitaleve dhe klinikave private. Një tjetër problem është ndotja nga zhurma, në lokale dhe bare të natës, që janë kthyer makth i madhe për shumë familje. Ministria e Mjedisit po bën hapa, por kjo kërkon bashkëpunim me policinë e rendit dhe atë bashkiake, shtoi ai. Ndër të tjera Mediu përmendi edhe faktin se pyjet kanë vlerë të pakrahasueshme ekologjike, dhe në lidhje me këtë ministria që ai përfaqëson ka transferuar një sasi pyjesh të konsiderueshëm në pronësi të komunave, dhe të përgjegjësive të kapaciteteve të nevojshme. Ministri Mediu, përmendi edhe konferencën e Kopenhagenit, e cila sipas tij përcaktoi drejt ku Shqipëria duhet të ndërtojë balancën ndërmjet zhvillimit ekonomik. Shqipëria ngjitet një shkallë në vendin e 23, monitorimi ka përfshirë 63 vende me dhjetëra politike si mjedisi i shëndetshëm, ajri etj. Jemi të vetëdijshëm për problemet tona mjedisore, theksoi Mediu.

Last Updated on E Enjte, 18 Shkurt 2010 21:59

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›