Pasojat e corganizimit social
Gezim TUSHI
Nese analizojme ato qe thuhen ne publik per shoqerine tone dhe ato qe themi per veten tone te duket se nga pikepamja sociologjike vleresimi i realitetit te krijon pershtypjen se jetojme ne anomi sociale sepse si shoqeri jemi ne gjendje sociale te te jetuarit pezull se jetojme duke u hallakatur midis situates se zgjeruar te corganizimit social te shoqerise nga njera ane dhe nivelit te deformuar te perceptimit social te realitetit nga njerezit tane. Pavaresisht nga qellimet e personalizuara aksiologjike apo nga naiviteti i vizionit te vleresimit social real dhe mediatik duhet te pranojme se realiteti i anomise sociale ne shoqerine tone eshte i vertete. Por duke dashur qe vleresimet dhe qendrimet tona te jene sa me te verteta dhe realiste per te mos qene aq shume negativiste por te permbajtur dhe me nje sens me te qarte dhe te spikatur patriotik me duket se nuk eshte pa vend konstatimi dhe kritika sociale per shoqerine dhe njerezit tane sepse me duket se me shume se na merzit realiteti i vertete social i shoqerise tone problemet dhe plaget e saj jane se pari perceptimet e deformuara neurotike te njerezve dhe pastaj bashke me te edhe pasqyrimi i shtremberuar mediatik i realitetit tone. Kjo situate sociale eshte nga pikepamja sociologjike eshte pak sui generis sepse ne shume raste ne biseda ne takime ne media dhe shtypin e shkruar transformohet ne ca thashetheme ose te verteta banale ne kerkime te sforcuara malicioze qe nuk kane asnje parim te se vertetes por qe nga ana tjeter kane kosto material dhe shpirterore tek njerezit tane.
Nuk eshte gje e mire qe ne realitetin tone ka nje deformim te tille te raporteve midis te vertetes genjeshtres midis pasqyrimit adekuat te realitetit dhe pasqyrimit te deformuar per qellime te ndryshme te tij. Disa mendojne se kjo dialektike e se vertetes dhe genjeshtres e pasqyrimit te realitetit dhe deformimit te tij eshte ne esencen e demokracise. Natyrisht eshte tjeter kritika dhe tjeter deformimi i realitetit zmadhimi i te metave tona publikimi entuziast i negacioneve sociale te shoqerise shqiptare. Askund ne vendet me demokraci funksionuese nuk ka nje devijim te tille nga normat demokratike nuk ka nje realitet te tille ne te cilin perceptimi social i situates te trajtohet me optike kaq negativiste si ne shoqerine tone. Situata e cila ushqehet nga burime te ndryshme te diversifikuara qe fillojne nga antagonizmat banale te politikes deri tek qendrimet dhe perceptimet kaotike te individeve qe kane deshire qe situaten personale problemet specifike hallet e tyre te diversifikuara ti bejne situate sociale te pergjithesuar. Kjo eshte ajo qe njerezit dhe media shpesh deformojne dhe zmadhojne permasat e verteta te corganizimit social qe ekziston ne shoqerine tone.
Ne te vertete nese gjerat nuk i shikon vetem nga dukja por i analizon dhe vlereson ne thelbin e tyre duke i vleresuar nje pjese te tyre si dukuri sociale te aferta me logjiken e modernitetit duket se ky vleresim i permasave te corganizimit social te jetes sone jo vetem qe nuk eshte adekuat nga pikepamja empirike por dhe vleresimi social i njerezve individualisht nuk eshte gjithnje kompatibel me situaten e tyre te vertete.
Eshte normale qe ne shoqeri te kete perceptime subjektiviste qe ne njefare menyre zmadhojne pasojat empirike te corganizimit te jetes sone sociale sepse vete corganizimi eshte pjese e mentalitetit liberal dhe ne nje fare menyre eshte edhe licence sociale per ekzistencen dhe funksionimin e lirise individuale.
Kete epersi te lirise qofte edhe per te share dhe mohuar e panjohur nga ne ne te kaluaren kur ishim te lumtur eshte produkti i pare universal i demokracise sone te brishte. Ne kete kontekst duke pare median duke degjuar njerezit nuk ke mundesi te ndash veten nga e verteta dhe deformimi nuk je ne gjendje te dallosh se ne cnivel te vertete eshte ne fakt corganizimi social ne shoqerine tone. Ne shume raste nuk ke mundesi qe te ndikosh pozitivisht dhe te kontribuosh per te sheruar patologjite sociale deformative nga qe nuk ke garancine e duhur nese ajo qe thuhet eshte e vertete apo perceptim i deformuar te se vertetes. Ndaj eshte krijuar nje gjendje sociale ne te cilen nuk te lene thashethemet deformimet mediatike dhe kritizeret profesioniste qe ne shoqerine tone te dallosh defektet e verteta te zhvillimit nga pengesat dhe dobesite e qeverisjes devijimet e perbashketa etnopsikologjike nga deformimet eksentrike individuale gjerat e pergjithshme nga defektet partikulare arritjet nga deshtimet ate qe vjen nga moskuptimi i kohes dhe thelbit te shoqerise moderne apo nga merzia personale dhe situatat e veshtira kalimtare. Ka shume gjera qe natyrshem i perjetojne njerezit tane qe jetojne ne varferi qe kane probleme me shtetin administraten apo me mungesen e kultures qytetare te nepunesve te shtetit.
Por. ato shpesh behet me zor argumente qe perdoren pa kriter dhe mjet qe te vertetojme situaten e corganizimit social te shoqerise shqiptare. Raportet me te verteten jane bere problem i madh social i pergjithshem per shoqerine tone qe ka te beje me kulturen e perceptimit objektiv me njohjen dhe pershtatjen me dialektiken e ngaterruar te modernitetit me natyren e paqendrueshme te jetes sociale e cila duhet kuptuar si pjese e njekohshme e organizimit dhe e corganizimit social.
Padyshim askush nuk mund te mohoje te verteten qe ne shoqerine tone ka shume sfera te jetes sociale ekonomike politike e morale qe jane te corganizuara apo qe nuk jane te organizuara ne nivelin qe kerkon demokracia funksionuese. Sociologet e modernitetit duke pare tipologjine e jetes moderne jane te mendimit se corganizimi eshte ne perhapje se ajo eshte semundje e kohes moderne. Te dyja keto gjendje sociale qofte organizimi social si gjendje e kohezionit dhe lidhjeve midis vlerave dhe rregullave te shoqerise apo corganizimi social qe ne shoqerine tone ka filluar te shfaqet si gjendje e mosperputhjes se vlerave tradicionale per moralin jeten familjen vlerat e reja dhe realitetin social te ndryshuar tashme jane realitete te pranishme dhe te pamohueshme ne shoqerine shqiptare.
Ne kete kontekst nuk duhet pare vetem ana e erret e gjerave sic bejme ne duke nxire realitetin tone per ta bere djallin me te zi se ceshte. Sepse kjo situate corganizimi eshte nje gjendje kalimtare tranzitive e natyrshme qe do te ndodhte derisa ne levizem themelet e vjetra politike ekonomike dhe morale te shoqerise se kaluar. Kjo do te conte patjeter ne nje gjendje te re ne nje riorganizim te jetes moralit familjes marteses lidhjeve te miqesise dhe fqinjesise duke sjelle ne jeten e sotme nje sistem te ri vlerash qe duhet te perputhen me kohen e re.
Ne te vertete nese do ta vleresojme situaten sociale te shoqerise tone duke e krahasuar me parametrat e modernitetit nese do ta shikojme menyren si ajo funksionon si jane ndertuar marredheniet me njeriun dhe si njeriu nga ana e tij komportohet me shoqerine te duket se ndodhemi ne nje situate ambiguide gati ne anarki duke e pasqyruar kete gjendje te pasqyruar sikur vertitet midis dy pikave te segmentit te jetes moderne organizimit te jetes individuale dhe familjare dhe corganizimit te jetes ne nivel social. Mjafton te degjoni ankesat qe bejne njerezit verejtjet pa fund te tyre kritikat per cdo gje dhe gjithcka te jetes politike e publike dhe menjehere te krijohet ideja e deformuar se corganizimi i jetes ne shoqerine tone eshte ne nivel total.
Ndaj duhet te pranojme edhe anen tjeter te medaljes duke thene edhe te verteten tjeter se kjo ceshtje nuk eshte vetem problem perceptimi ceshtje mode apo ekzibicioni qe nuk ka lidhje me realitetin tone material. Ne kemi nevoje te kuptojme se konceptet e padrejta dhe perceptimet sociale te deformuara kane ndikim deformues material mbi cilesine dhe orientimin social te jetes publike ne Shqiperi. Ne fakt ende nuk kemi studime sociologjike domethenese me vlera shteruese per te observuar situaten sociale ndikimin kontroversal te perceptimit te deformuar ne nivelin e corganizimit te jetes ne shoqerine tone ndikimet e saj materiale ne psikologjine e qytetareve tane. Ne kete kontekst analiza e te vertetes midis corganizimit si dukuri e modernitetit dhe zmadhimit subjektiv te kesaj dukurie eshte e nevojshme te behet jo thjesht per motive sociale aksiologjike por per te orientuar me mire shoqerine per ti bere njerezit te jene sa me realist dhe sa me prane te vertetave te jetes. Por kjo na intereson edhe kur ceshtjen e shikojme ne mas-shtabe me te medha sociale apo si menyre per te vleresuar shkaqet e crregullimeve sociale per te nxjerre konkluzionet e duhura per menyren si do te zhvillohet shoqeria jone ne te ardhmen.
Nuk ka dyshim qe organizimi dhe corganizimi jane dy prirje kontradiktore qe zhvillohen paralelisht ne shoqerine tone. Kjo do te thote qe se pari nuk jane te qarta rregullat e reja sociale e morale te qyteterimit qe duhen zbatuar nga njerezit. Nga ana tjeter ka nje kaos social te shkaktuar nga qendrimet anarkiste dhe perceptimet anomike te lirise nga shume njerez qe duke spekuluar me kushtet qe ka garantuar demokracia nuk kane deshire te zbatojne rregullat e perbashketa konsensuale dhe morale te shoqerise sone.
Natyrisht duke pare karakterin dikotomik dhe kontradiktor te vlerave ne shoqeri eshte krijuar ideja se edhe corganizimi eshte ne nje fare mase kosto e lirise por qe duhet perdorur pozitivisht si mundesi per me shume hapesire per nuancat e sjelljeve individuale te cilat mund te mos jene te ngjashme por mund dhe duhet te jene ne perputhje me vlerat sociale dhe rregullat e perbashketa morale te shoqerise shqiptare. Por per fatin e keq te shoqerise dhe te qyteterimit tone corganizimi social eshte bere patologji sociale me efekte pandemike negative e cila po sjell pasoja te demshme si dobesimi i familjes shtimi i divorcit zgjerimi i dhunes fizike dhe seksuale shtimi numerik i krimeve dhe vjedhjeve zgjerimi i alkoolizmit dhe droges tek te rinjte etj.
Sidomos te theksuara keto dukuri jane bere masive ne qytetet e medha ne te cilat corganizimi social i jetes eshte bere shume shqetesues per jeten e qytetareve tane. Rendi social ne qytetet e medha sidomos ne Tirane eshte vazhdimisht i goditur nga pasojat evidente te jetes qe leviz ne shinat e corganizimit social. Ndersa impaktet pozitive te ketij procesi ende nuk po japin efektet sipas pritshmerive te qyteterimit modern. Kjo specifike sociale e shoqerise tone meriton te analizohet dhe te vleresohet me te gjithe seriozitetin. Ceshtja eshte qe jo vetem sociologjikisht te bejme analiza te gjendjes reale por nga ana tjeter te perpiqemi te ndikojme tek njerezit qe te mund te rregullojne sjelljet e tyre ne perputhje me vleresimin e gjendjes se shoqerise qe ata ne perputhje me kete te rregullojne edhe sjelljen e tyre individuale.
Ne sociologjine moderne ka kohe qe flitet per rolin e rendesishem social qe ka kuptimi i raportit te percaktimit te gjendjes ne te cilen ndodhet shoqeria dhe ndertimi i marredhenieve te njeriut ne perputhje me kete gjendje dhe vlerat sociale qe e garantojne ate. Ndaj ka rendesi qe per te vleresuar sjelljen e grupeve sociale dhe te individeve ne raport me shoqerine ne radhe duhet te pare ka te percaktojme gjendjen ne te cilen veprojne disa vlera sociale qe motivojne dhe modelojne sjelljen individuale te njerezve. Nuk ka organizim social te jetes shoqerore ne se percaktojme gabim apo ne menyre te siperfaqshme gjendjen sociale te shoqerise.
Nje gabim i tille ka pasoja te dukshme ne formatimin e deformuar te sjelljes individuale e cila nga ana e saj behet karburant per te thelluar corganizimin social te shoqerise shqiptare. Kjo do te thote qe duhet ne punen edukative te llogaritim efektet e asaj qe sociologu i madh amerikan Robert Merton e quan efekt te teoremes se Thomas-t. Sipas saj nese ne shoqeri njerezit i percaktojne gabimisht gjerat dhe ato qe nuk jane reale i trajtojme si reale apo i cojme per shkaqe subjektive pertej te vertetes atehere ato kane pasojat e tyre te drejtperdrejta ne jeten materiale. Ne kete kontekst zmadhimi i idese se shoqeria jone eshte e corganizuar nuk po na lejon qe te fillojme te mendojme ndryshe. Nga menyra e gabuar si percaktojme gjendjen e shoqerise kemi per pasoje sjellje jo adekuate te njerezve tane ne jeten sociale dhe individuale ne familje dhe shoqeri. Te mos harrojme se ka kosto sociale per shoqerine tone kur nisemi nga perceptime apo zanafilla te gabuara teorike apo sociale nga percaktime te percipta te nivelit te vertete te corganizimit te jetes se shoqerise tone. Kjo eshte kosto negative na pengon ne betejen per te rindertuar ne shoqerine tone marredhenie dhe sjellje sociale te reja per te krijuar gjendje te ndryshuara te riorganizimit te jetes sone moderne
8 Shtator 2010