E Shtunë, 31 Tetor 2026

U kishte borxh peng ne bagazhin e makines 17-vjecari

A. Hoxha eshte rrembyer dhe keqtrajtuar nga dy persona. Policia ka liruar te miturin dhe arrestuar autoret

Nje borxh i pakthyer i nje shume te hollash ka perfunduar ne keqtrajtimin dhe pengmarrjen e nje adoleshenti 17-vjecar. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e djeshme rreth ores 1150 ne fshatin Feraj pak kilometra larg kryeqytetit kur Arben Doka 43 vjec dhe Islam Bajrami 23 vjec qe te dy banues ne Tirane pasi kane keqtrajtuar A. Hoxhen e kane futur me force ne bagazhin e automjetit te tyre tip Mercedes-Benz 250 dhe kane levizur ne periferi te kryeqytetit. Policia eshte vene ne dijeni te ngjarjes fale telefonates se nje qytetari i cili ka pare gjithe skenen dhe ka njoftuar sallen operative te policise.

Ngjarja eshte konfirmuar edhe nga te dhena zyrtare te policise se Tiranes sipas te cilave pas marrjes se informacionit punonjesit e Komisariatit te Policise nr. 4 ata te Qarkullimit Rrugor si dhe Sektorit kunder Krimeve te Renda ne DPQ Tirane pas nje pune intensive ka mundur te vere nen kontroll situaten brenda pak minutave ku pas lirimit te adoleshentit jane arrestuar ne kushtet e flagrances edhe dy te dyshuarit e pengmarrjes. Nga burime policore mesohet se motivi i ngjarjes ka te beje me nje shume te hollash qe 17-vjecari Hoxha u kishte borxh dy autoreve te pengmarrjes se tij nderkohe qe policia ka cuar tashme ne prokurori materialet procedurale ne ngarkim te tyre.

Rreth ngjarjes ne fjale te dhena nga policia e kryeqytetit kane bere me dije nje dite me pare se rreth ores 1150 ne Sallen Operative te DPQ Tirane ka telefonuar nje qytetar i cili ka informuar se ne fshatin Feraj dy persona pasi kane keqtrajtuar nje shtetas e kane futur ate ne bagazhin e nje automjetit tip Mercedes-Benz 250 ngjyre e bardhe dhe po leviz ne drejtimin e Kafes se Rremes ne periferi te kryeqytet.

Pas kesaj sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 4 Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit kunder Krimeve te Renda ne DPQ Tirane kane filluar punen per kapjen e autoreve duke bllokuar fillimisht hyrje-daljet e kesaj zone.

Policia tha se pas krehjes se menjehershme te zones dhe nje pune intensive rreth ores 1205 u be e mundur kapja e mjetit te dhene ne kerkim policor ku ne bagazhin e te cilit u gjend i demtuari shtetasi A. Hoxha vjec 17. Policia konfirmoi gjithashtu se ne momentin e ndalimit te mjetit u be e mundur edhe kapja ne flagrance e autoreve Arben Doka 43 vjec dhe Islam Bajrami 23 vjec qe te dy banues ne Tirane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›