Rrëshqitje dherash në Kinë, 17 persona humbin jetën
''Në provincën Yunnan, një pjesë e një vargmali u shemb dhe ra mbi shtëpitë e një fshati në afërsi, në komunën Zhaotong, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe rezultojnë të zhdukur 42 të tjerë'', konfirmon një zyrtar lokal.
"Fshati ndodhej në një luginë të rrethuar nga vargmale dhe banorët për pasojë kanë mbetur nën rrënojat e banesave të tyre që cilat u mbuluan nga sasi të mëdha dherash", deklaroi zyrtari, pa bërë publik identitetin e tij, duke shtuar se shirat e rrëmbyeshëm dhe të dendur shkaktuan rrëshqitje të dherave.
Në provincën fqinje Siçuan, rrëshqitjet e dherave shkaktuan të paktën 13 të vdekur, dy të zhdukur dhe dhjetëra të plagosur, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Hsinhua.