E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kërkon shpjegime për shkurtimet në buxhet

Anëtarët socialistë të komisionit kërkuan shpjegime për ndërhyrjet e kërkuara nga Ministria e Financave në buxhetin e shtetit. Deputeti Arben Malaj kërkoi që drejtori i Bankës së Shqipërisë dhe drejtoresha e INSTAT-it të japin shpjegime për rishikimin që po i bëhet buxhetit.

Sipas z. Malaj, borxhi publik i qeverisë së Shqipërisë është më i larti në rajon, çka së bashku me shkurtimet e buxhetit tregon krizën në vend.

“Duhet një strategji e qartë me faktin sesi do të përballohen boshllëqet që do shkaktohen nga shkurtimet në buxhet, si do menaxhohet borxhi publik. Një menaxhim i saktë sot që të mos rrisim taksat nesër”, theksoi z. Malaj.

Deputetët e Partisë Socialiste vendosën të mos vazhdojnë punimet e Komisionit të Ekonomisë, deri në një përgjigje të kërkesave të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›