Meta: Konferenca e Pezës duhet të na shërbejë të gjithëve
Në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës është përkujtuar sot 71- vjetori i Konferencës së Pezës.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryetari i Parlamentit Ilir Meta i cili ka theksuar se Konferenca e Pezës duhet t`u shërbeje të gjithëve.
Konferenca e Pezës do të thotë bashkimin, do të thotë Atdheu mbi të gjitha. Ajo do të thotë bashkim dhe bashkëpunim në interes të Atdheut dhe në interes të kombit. Figura e Ismail Qemalit është figura e bashkimit kombëtar. Duhet të marrim mesazhe të qarta nga Konferenca e Pezës u shpreh Meta.
Konferenca e Pezës njihet si përpjekja e parë madhore për unifikimin e faktorit shqiptar, duke e renditur vendin përkrah koalicionit botëror anti-fashist. Platforma kryesore e konferencës ishte bashkimi i shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në frontin nacionalçlirimtar.
Në sheshin para shtëpisë muze ku 71-vjet më parë zhvilloi punimet Konferenca e Pezës kishin ardhur qindra veteranë të Luftës Antifashiste, banorë të zonës së Pezës si dhe personalitete të politikës shqiptare.