Rrëshqitje dheu në hekurudhë, bllokohet treni Tiranë-Pogradec
LIBRAZHD- Pasditen e sotme si pasojë e rrëshqitjes masive së dheut mbi hekurudhë në Librazhd, është bllokuar edhe lëvizja normale e trenit të linjës Tiranë-Pogradec. Rrëshqitjet e dheut në këtë segment kanë ardhur si pasojë e reshjeve të rëna ditët e fundit.
Mësohet se treni i nisur nga Tirana është bllokuar për rreth 2 orë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ndërkohë që mësohet se po punohet për pastrimin e hekurudhës.
Ndërkohë që pritet transportimi i udhëtarëve me mjete të tjera, pasi paralel me hekurudhën ndodhet rruga automobilistike.
(m.a/BalkanWeb)