E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët kundër rritjes së tarifave në gjykata

Forumi avokateve per drejtesi ankimoi ne Gjykaten Kushteteuse, vendimin e qeverise per ndryshimin e tarifave te sherbimit ne gjykata. Avokatet dorezuan ne Kushtetuese, ankimimin, per rrezimin e vendimeve qe kane 8-fishuar tarifat e sherbimit ne te gjithe gjykatat e vendit. Burime nga forumi i avokateve per drejtesi, thane se kerkesa e tyre bazohet ne Kushtetuese dhe se qeveria nuk mund te beje rregullime te tilla ligjore me vendime, por ndryshimet duhet te behen vetem me ligj nga Parlamenti. Ato pretendojne se vendimi per rritjen e tarifave eshte diskriminim ekonomik dhe duhet te shfuqizohet si i papajtueshem me Kushtetuten.

Vendimi i qeverise qe ka marre forme ligjore ne 5 maj, ka rritur 8 here tarifat ne gjykata. Keshtu nga 1500 leke qe paguante qytetari per nje padi, tashme paguan 12 mije leke.Do te jete Gjykata Kushtetuese qe do te vendose nese do te pranoje ose jo kerkesen e bere nga shoqata e avokateve.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›