E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat e bashkisë, Poni akuzon Edi Ramën

Taksat e pushtetit lokal ne Tirane do te ishin me te ulta nese bashkia dhe kreu i saj, Rama do te benin transparente buxhetin. Kreu i keshilltareve demokrate ne keshillin bashkiak, Ferdinant Poni, e quajti te pajustifikuar qendrimin e Rames ndersa deklaroi se biznesi i vogel paguan 2-3 here me shume taksa krahasuar me bashki te tjera.

"Ky kryetar qe flet per transparence, duhet ti jepte keshillit nivelin, dhe bazen e cdo takse, une e them dhe boterisht, ne menyre qe ne ti tatojme me pak qytetaret, qe ne ti ngarkojme ata me pak per shpezimet ekstravagante qe bashkia do te beje, sepse ne jemi ne sherbim te qytetareve, dhe bashkia duhet te jete ne sherbim te qytetareve. Ka mese dy muaj qe kjo liste taksash, ne menyre qe te behet buxhet i shendetshem, nuk ka ardhur. Bashkia e Tiranes ka taksa hera heres, tre here me te larta se nje bashki tjeter ngjitur me te, apo ka taksa fare te pamotivuara per reklamat, apo cuditerisht mbrohen grupe monopoliste dhe nuk mbrohen qytetaret e zakonshem", deklaron Poni.

Ai e akuzon Ramen per mungese transparence dhe per rrenim te taksapaguesve ne kushtet kur qeverite e vendeve evropiane po aplikojne paketa lehtesuese per biznesin per te mos u prekur nga kriza ekonomike.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›