E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, Dokle përballet me akuzë të re

Indrit Dokle, një prej të akuzuarve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si anetar i të së ashtuquajturës "Banda e Durrësit", përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda, me nje tjeter akuze, ate te "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike", ku përmes telefonit celular, nga qelia e burgut 302 kishte mundur të ngrinte dhe drejtonte një grup të fuqishëm të trafikut të drogës.

Para gjykatës u paraqiten edhe te dyshuarit si pjese e ketij grupi: Isuf Buna, Edmond Taullau, Shefqet Vata, Behat Biba dhe Eglantina Lulo. Prokuroria ka kërkuar ndaj tyre masën e sigurisë "arrest me burg", ndërsa për Lulon, atë të "qëndrimit në shtëpi". Grupi dyshohte se ka transportuar 40 kg drogë drejt Italisë. Përgjimet arritën të zbardhnin të gjithë mekanizmin dhe të binin në gjurmët e anëtarëve të tij. Porkuroria e krimeve te renda pretendon se ka siguruar prova qe e implikojne grupin e koduar ‘Ura’ ,per trafikimin e heroinës në periudhën shtator 2008-prill 2009.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›