E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, gjendet i vdekur në një maune një endacak

GJIROKASTER-Një i ri 23 vjecar nga Tropoja është gjetur i vetëvarur sot në doganën e Kakavijës në Gjirokaster. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se i riu është 23-vjeçari Eduard Coli, me origjinë nga Tropoja dhe endej si endacak prej kohësh në zonë.
Sipas burimeve, 23-vjeçari jetonte duke lypur para nga emigrantët që kalonin kufirin. Policia dyshon se para se të kryente vetëvarjen, Coli ka konsumuar një sasi të madhe alkooli.

Ai jetonte prej kohësh në një maune të braktisur në afërsi të doganës në tokën shqiptare, atje ku edhe i ka dhënë fund jetës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›