E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i Strasburgut vjen pa propozime, në tryezë vetëm rezolutaNga Vizion Plus Këshilli i Europës dërgon më 22 shkurt në Tiranë presidentin e Asamblesë Parlamentare në krye të një delegacioni prej 10 vetash në kërkim të zgjidhjes së k

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Delegacioni i Strasburgut vjen pa propozime, në tryezë vetëm rezolutaNga Vizion Plus

Këshilli i Europës dërgon më 22 shkurt në Tiranë presidentin e Asamblesë Parlamentare në krye të një delegacioni prej 10 vetash në kërkim të zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, publikuar në faqen zyrtare, Këshilli i Europës bën të ditur se presidenti i Asamblesë, ndër të tjerë, do të shoqërohet nga 5 kryetarët e grupeve parlamentare dhe dy raporterët për Shqipërinë. Delegacioni do të takojë presidentin Topi, kryeministrin Berisha, kryetaren e Kuvendit, Topalli, drejtuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë.

Delegacioni do të njihet me ecurinë e tryezës së negociatave të nisura mes pozitës dhe opozitës në ndërmjetësimin e presidentit Topi. Vizita është një përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë në Rrezolutën e saj 1709, për të “mbështetur procesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojë presidentin Topi në rolin e tij si mediator dhe në përpjekjet e tij për të vendosur dialogun politik”.

Paraditen e së martës, në orën 10.30, delegacioni i pazakonte për nga niveli i përfaqësimit dhe numri i anëtarëve, do të mbajë një konferencë për shtyp për gazetarët, mbi konkluzionet e këtij misioni të vështirë në Shqipëri.

Autoritetet e larta të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës u vendos të vinin në Shqipëri për të parë mundësitë e zgjidhjes së asaj që në rezolutën e miratuar më 28 janar u emërtua krizë politike. Për kapërcimin e saj u nënvizua i domosdoshëm roli i presidentit.

Deri tani kreu i shtetit ka realizuar një përballje të dy liderëve të politikës. Palët ende nuk kanë hequr dorë nga pretendimet e tyre maksimale, megjithë paralajmërimet e ndërkombëtarëve se po vihet në rrezik procesi i integrimit të vendit. Megjithatë, mësohet se delegacioni nga Strasburgu nuk ka në plan të paraqesë vetë propozime për zgjidhjen e krizës, duke ia lënë këtë në dorë politikës shqiptare. Të njëjtën gjë theksoi edhe të mërkurën ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Lohan, kur u shpreh se zhbllokimi pritet nga Rama e Berisha e jo nga Bashkimi Europian. Po në të njëjtën ditë edhe presidenca saktësoi se edhe Topi nuk ka bërë asnjë propozim konkret, e po ashtu përfaqësuesit politikë në tryezë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›