E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqitjet e dherave demtohen dhjetera banesa

Situata Fusha e Maliqit 1000 ha toke ende nen uje

Mijera hektare toke ne Fushen e Maliqit jane ende nen uje. Permbytjet vazhdojne te jene ne piken kritike dhe fermeret apelojne per ndihme. Ndersa harta e permbytjeve eshte tkurrur disi me disa hektare me pak vijon te jete kritike gjendja e lumit Devoll. Ky i fundit eshte ne kuotat maksimale dhe sipas specialisteve te bordit te kullimit te Korces me vershimet e pritshme te kesaj stine nuk garantohet siguri per tokat bujqesore ne afersi te tij. Sipas te dhenave nga bordi i kullimit dhe drejtorise se bujqesise rezulton se te pakten 1000 ha toke bujqesore jane permbytur ne tre komunat Libonik Pirg dhe Vreshtas. Niveli i ujit ne keto zona eshte i larte ndersa ne disa nga parcelat e demtuara qe ndodhen nen uje lartesia arrin ne 3 metra.

Uje i Ftohte dherat shembin 3 shtepi

Tri familje ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore jane gdhire jashte diten e hene pasi shtepite e tyre jane shkaterruar plotesisht nga shkarjet e tokes. Shirat e fundit si dhe punimet qe jane kryer pa studimin e tokes kane sjelle shkarjen e shtepive. Situata eshte alarmante pasi jane ne rrezik edhe 20 banesa te tjera per shkak se lageshtia e vendit ka bere qe toka te rreshqase dhe te marre me vete jo vetem keto banesa por cfare te gjeje perpara. Banoret kane dhene alarmin dhe kerkojne ndihme nga strukturat qeveritare. Nje nga banoret e ketyre shtepive Feizi Cela shprehet per Shqip Kam dy dite qe po rri se bashku me femijet tek shtepia e fqinjit pasi shtepia ime eshte permbysur dhe i ka zene te gjitha orendite brenda.

Librazhd 40 familje ne qiell te hapur

Rreshqitjet masive te dherave kane shkaktuar demtimin e 12 banesa ne fshatin Karkavec te rrethit te Librazhdit. Reshjet e dendura te shiut te diteve te fundit kane shkaktuar rreshqitjen e dherave cka ka sjelle dhe demtimin e shtepive qe tashme jane bere te pabanueshme. Rreth 40 familje kane mbetur ne qiell te hapur dhe dje kane apeluar per ndihme nga strukturat shteterore. Nderkaq fenomeni i shkarjeve masive te tokes rrezikon edhe dhjetera banesa te tjera. Kjo eshte e disata here qe banoret kerkojne nderhyrjen e autoriteteve shteterore pasi zona eshte pershire nga rreshqitjet e dherave qe nga fillimi i ketij viti. Nderkaq rreshqitjet e dherave kane shkaktuar probleme per qarkullimin ne aksin Qukes-Qafe Plloce i cili ka qene i bllokuar per disa ore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›