E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, zjarr në spitalin psikiatrik, vdesin 27 persona

RUSI - 27 persona kanë humbur jetën teksa një spital psikiatrik u përfshi nga zjarri në veri-lindje të Rusisë, në fshatin Luka.

Në spital ndodheshin 60 persona duke përfshirë këtu pacientët dhe personelin. Një infermiere e cila u përpoq të udhëzonte pacientët për të qenë sa më të sigurt, nuk ka mundur t’iu shpëtojë flakëve.

Deri më tani dyshohet se zjarri është shkaktuar fillimisht nga cigarja e një pacienti në pavionin e meshkujve dhe më pas është shpërndarë në të gjithë spitalin. Sipas burimeve zyrtare është bërë e ditur se mjekët kishin parë një pacient të përfshirë nga flakët.

Sipas tyre ka mundësi që ai të ketë qenë duke pirë cigare në shtrat dhe për shkak të pakujdesisë dysheku ka marrë zjarr.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›