Rrëshqitjet e shtëpive në Librazhd, 18 milionë lekë dëmshpërblim
për tu shpërndarë në ndihmë të familjeve të këtyre komunave, për shkak të dëmtimit të banesave të tyre nga fatkeqësi të ndryshme. Kështu komunës Qukës, 10 900 000 (dhjetë milionë e nëntëqind mijë) lekë dhe Komunës Qendër Librazhd, 7 700 000 (shtatë milionë e shtatëqind mijë) lekë. Sipas vendimit fondet e përcaktuara në shkronjat a dhe b, të pikës 1, të këtij vendimi, tu shpërndahen familjeve sipas listës me emrat e kryefamiljarëve, të hartuar për secilën komunë, bashkëlidhur këtij vendimi. Sipas vendimit fondi i përgjithshëm, 18 600 000 (tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Biznesi: Të mos shkurtohen shpenzimet publike
Në prag të shkurtimit që do ti bëjë qeveria buxhetit të shtetit, për shkak të mungesës së të ardhurave, biznesi kërkon që të mos preken fondet për investimet publike. Kjo situatë do të ndikonte negativisht, jo vetëm në gjendjen e tyre financiare, por në gjithë ekonominë.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jaka, i kërkon ministrisë së Financave që të paktën fondi i investimeve të mos ulet, pasi shumë prej kompanive të ndërtimit janë në krizë financiare. Ndaj, shkurtimi i këtij fondi do të vinte në vështirësi edhe më të madhe situatën e tyre. Kjo kërkesë e biznesit vjen në një moment kur gjendja e likuiditetit të kompanive është problematike, si pasojë e efekteve që la kriza ekonomike globale.
Por, kërkesa e biznesit vijon më tej, ata duan që bashkë me rishikimin e buxhetit të hartohet edhe një paketë financiare, për ti ardhur në ndihmë bizneseve në rrezik falimentimi.