ERE: Çmimi i energjisë nuk do të rritet

Prodhimi dhe eksporti i energjisë elektrike kanë shënuar rekorde në këto 6 muaj të parë të vitit. Bujar Nepravishta kryetar i entit rregullator të energjisë thotë se sistemi energjetik i vendit garanton furnizim të plotë për vitin ndonëse konsumi është rritur.
"Deri tani prodhimi i energjisë elektrike në vend ka arritur shifrën 4.6 kilovat/orë, që është rreth 1.6 miliardë kilovat/orë më shumë, se sa e njëjta periudhë e vitit 2009. Nga ana tjetër, eksportet e energjise elektrike gjatë këtij viti kanë realizuar një rekord, dhe kanë arritur shifrën 1.7 miliardë kilovat/orë", tha Bujar Nepravishta, kryetar i ERE.
Situata e favorshme e prodhimit dhe e rezervave dhe niveli i lartë i eksportit sipas kreut të ERE Nepravishta janë premisa për të mos patur rritje të cmimeve të energjisë.
"Ne nuk kemi ndonjë arsye që të mendojmë që ky vit, është më i keq dhe do të sjellë pasoja në cmimet e energjië elektrike kundrejt vitit të kaluar, përkundrazi. Sipas të dhënave që parashikohet, mendojmë që nuk do të ketë cmime të cilat do të ndikojnë ose impresionojnë opinonin publik", vijoi Nepravishta.
Niveli aktual i Fierzës mbi 292 metra garanton prodhim edhe për periudhën në vazhdim ndonëse prurjet kanë rënie drastike. Prodhimi i deritanishëm i 2010 është gati sa dyfishi i prodhimit vjetor të vitit 2007.
Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 korrik 2010 )