PE: Kosova ka të ardhme evropiane
duhet ta ndihmojë Kosovën, pa marrë parasysh faktin se disa vende të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Është vërejtur se shumica e deputetëve të Parlamentit Evropian do ta mbështesin edhe pjesën e rezolutës, ku do tu bëhet ftesë shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë. Mirëpo, ka pasur disa deputetë të Parlamentit Evropian, sidomos nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, të cilët kanë shprehur rezerva, duke thënë se çështja e statusit nuk është e rëndësishme dhe se statusi nuk mund të zgjidhet pa pajtimin e të dyja palëve, pra serbëve dhe shqiptarëve. Megjithatë, është vërejtur se deputetët e tillë do të jenë pakicë dhe nuk do të mund ta rrëzojnë pjesën e rezolutës rreth mbështetjes së Kosovës si shtet i pavarur. Në debatin e djeshëm është paraqitur edhe komisionari për Zgjerim dhe Çështje të Fqinjësisë së Mirë, Shtefan Fyle, i cili ka thënë se Kosova ka perspektivë evropiane dhe se Komisioni Evropian është i angazhuar në kontakte të përhershme me autoritetet e Kosovës. Fyle ka përmendur sidomos marrëveshjen për tregti të lirë dhe procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se Komisioni Evropian është duke e ofruar këtë mundësi dhe tash, siç u shpreh ai, topi është në terrenin e kosovarëve dhe ata duhet ti përmbushin kriteret, të cilat kërkohen për të nisur dialogun e vizave. I pyetur për situatën në veri, Shtefan Fyle ka thënë se si Komisioni, ashtu edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë dënuar dhunën atje dhe bëjnë ftesë ndaj të dyja palëve që të përmbahen në këtë kohë kur të gjithë janë në pritje të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. Fyle, si dhe shumë deputetë te Parlamentit Evropian, ka thënë se ky mendim do të jetë një rast i mirë për të shtyrë dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit për çështje praktike. Mirëpo, edhe këtu disa deputetë, sidomos ata që janë kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, kanë shprehur mendimin se mund të ketë hapësirë edhe për negociata të reja të statusit, gjë që shumica e parlamentarëve nuk e mbështesin. Sa i përket Kosovës, pritet që në Rezolutë të përsëritet edhe një herë e ardhmja evropiane e Kosovës, e, po ashtu të përsëritet edhe kërkesa drejtuar EULEX dhe autoriteteve të Kosovës që të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse Parlamenti do të shprehë shqetësim të jashtëzakonshëm për nivelin e lartë të korrupsionit që mbretëron në Kosovë. Ndërsa, lidhur me pikat e tjera të Rezolutës që priten të votohen gjatë ditës së sotme, duhet nënvizuar edhe thirrjen e autoriteteve të Kosovës që të sigurojnë një pluralizëm të mediave dhe lirinë e shtypit, sikurse edhe thirrjet drejtuar Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare që Kosovës ti mundësojnë përfshirje në procesin e liberalizimit të vizave, ashtu siç ka qenë kjo edhe për shtetet e tjera të rajonit. Gjatë debatit, është dënuar edhe dhuna e shfaqur në veri të Kosovës, më saktësisht në Mitrovicë, qoftë sulmi ndaj deputetit me kombësi serbe në Parlamentin e Kosovës, Petar Miletiq, ashtu edhe shpërthimet që kanë ndodhur gjatë protestave në Mitrovicë. Jelko Kaçin, deputet slloven në Parlamentin Evropian dhe raportues për Serbinë, e ka quajtur si rrezik të demokracisë dhe sulm ndaj lirisë sulmin ndaj deputetit Miletiç. Ai këtë sulm e ka krahasuar me sulmin dhe vrasjen që kishte ndodhur ndaj kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç.
Lunacek: Në raportin tim kërkoj liberalizimin për Kosovën
Ulricke Lunacek, deputete e të gjelbërve evropiane, ka përgatitur një projektrezolutën për Kosovën që vjen si përgjigje ndaj raportit të progresit të Komisionit Evropiant, të vitit të kaluar. Projektrezoluta kërkon që Komisioni i BE-së të shprehë qartë synimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe integrimit të saj në BE. "Në raportin tim unë kërkoj që liberalizimi i vizave për Kosovën të fillojë menjëherë, që vendet që nuk kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë për të bërë më efektive përpjekjet e BE-së në Kosovë dhe parave të financuara atje. Raporti kërkon nga Serbia që të ndalojë përkrahjen e strukturave paralele në Kosovë dhe të gjejë një formë transpartente të ndihmës për serbët e Kosovës," thotë Lunacek
Leterme përballet me vështirësitë e para të Presidencës
Kryeministri belg në detyrë, Yves Leterme kaloi jo pa siklet sfidën e parë përpara eurodeputetëve. Natyrisht që jeni të shqetësuar për faktin që në vendin tim u mbajtën zgjedhjet dhe negociatat për formimin e qeverisë së re do të marrin ca kohë. Qeveria ime është ajo që quhet qeveria kujdestare, por dua t'ju siguroj se kjo nuk do të cënojë aspak vrullin dhe entuziazmin e presidencës sonë, ka deklaruar Leterme. Por reagimi i eurodeputetëve ka qenë i ashpër, duke theksuar se BE nuk mund të drejtohet nga një vend i ndarë në dysh. Përballë nesh kemi një kryeministër kujdestar dhe nuk mund të bëjmë sikur gjithçka shkon normalisht, sepse nuk është aspak kështu. Ju nuk keni legjitimitet këtu, zoti Yves Leterme. Kjo është e jashtëzakonshme. Një vend që po kërkon të çahet më dysh, po i tregon 26 vendeve të tjera anëtare se çfarë duhet të bëjnë ato, ka deklaruar James Elles, eurodeputet britanik. Në seancën plenare, presidenca belge paraqiti objektivat themelorë të BE për 6 muajt e mandatit të saj, duke nisur me qeverisjen e re ekonomike e financiare. Kriza që nuk u shkaktua nga Europa, dëshmoi, me rënien e monedhës EURO, se ekonomia europiane bazohet në banka dhe jo industri, tha Leterme, duke propozuar rritje ekonomike të qëndrueshme në nivelin 2%, luftë ndaj varfërisë, rritje të orarit të punës dhe efikasitet për të përkthyer inovacionet teknologjike në produkt përfundimtar, ku SHBA dhe Kina, sipas tij, dukshëm tejkalojnë Europën. Zgjerimi ishte ndër prioritetet e fundit që përmendi kryeministri belg. Sipas tij, procesi bazohet në merita individuale por ai veçoi Kroacinë dhe Maqedoninë, dy vende që presin nje datë konkrete nga Unioni respektivisht për anëtarësimin dhe çeljen e negociatave. Unioni duhet të zhvillojë mjete të tjera për të sjellë të tjerët në bord e për të krijuar koalicione të qëndrueshme për objektivat e tij. Kjo kërkon më shume se kurdoherë që Unioni të flasë njëzëri e preferohet përmes një goje, ka pohuar Leterme. Presidenca belge ka siguruar Komisionin se shërbimi i ri diplomatik i Unionit do të implementohet deri në fund të vitit, si dhe që Këshilli Europian do të miratojë rekomandimin e Komisionit për përkthimin zyrtar të çdo norme juridike në vetëm 3 gjuhët kryesore, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, duke reduktuar ndjeshëm shpenzimet e buxhetit të përbashkët.
Thaçi: Beogradi të distancohet nga inspirimi i dhunës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë e vlerësoi mjaft dinjitoze paraqitjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, duke theksuar se ka bërë një prezantim praktik, në përputhshmëri me agjendën e shtetit. Kreu i ekzekutivit kosovarë me këtë rast kërkoi nga Beogradi që të distancohet nga inspirimi i dhunës. Është me interes për të gjithë që Beogradi të largohet dhe të distancohet nga inspirimi i dhunës dhe njerëzve të dhunës në këtë pjesë të territorit, sepse për ne ka qenë dhe është e papranueshme gjendja që ekziston, por në të njëjtën kohë pavarësisht nga opinioni i GJND për Kosovën do të ketë vetëm konsolidim dhe fuqizim të shtetit. Statusi është përmbyllur njëherë e përgjithmonë dhe njohjet do të vazhdojnë dhe integriteti territorial i Kosovës është i pa cenueshëm, u shpreh kryeministri. Ai ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për vënien e ligjshmërisë në tërë territorin e vendit, duke thënë se zyra për regjistrim civil që është hapur në veri do të vazhdojë të funksionojë. Thaçi njoftoi po ashtu për vizitën e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili do të vizitojë Koso