E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet zgjidhin krizën

Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci ka deklaruar se shpëtimi i vetëm i Kosovës është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Në një intervistë për BBC’në, Daci tha se vendi është në një krizë të thellë.

“E vetmja zgjidhje, që i ruan faqebardhësinë kësaj qeverisje faqezezë, janë zgjedhjet në pjesën e parë të vitit 2011 dhe me ndryshimin e Ligjit zgjedhor”, ka deklaruar Kryetari i LDD’së.

Sipas tij, aktualisht Kosova është edhe më keq sesa në kohën e protektoratit, e madje edhe më keq sesa në kohën e komunizmit.

“Kosova sot është në pozitë me të vështirë sesa në kohën e protektoratit dhe edhe në kohën e komunizmit, kur ajo kishte një dinjitet më të madh”, ka thënë ai.

“Zgjedhjet serbe në veri të Kosovës, e në veçanti vizitat e liderëve të partive të ndryshme edhe me forca të armatosura në Kosovë, është fyerja më e madhe që i është bërë Kosovës pas luftës. Prandaj, partia ime do të kërkojë debat parlamentar përpara se të bëhet vonë dhe t’i tërhiqet vëmendja këtij koalicioni qeverisës se ia qitën faqen e zezë Kosovës”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›