Rreth 15% e fëmijëve janë mbipeshë dhe 3.8% obezë
Në studimin e ISHP-së u përfshinë rreth 4.000 nxënës të klasave të ciklit 9 vjeçar të shkollave publike dhe jopublike në 12 qarqe të vendit. t dhenat treguan se nje perqindje ne rritje e femijeve shqiptare vuajne nga mbipesha
TIRANË - Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, rezulton se mbipesha dhe obeziteti sidomos tek moshat e vogla, mbetet sfidë për shëndetin publik, si për efektet potenciale, ashtu dhe ato psikike.
Të dhënat e studimit tregojnë se “rreth 15.2% e fëmijëve janë mbipeshë dhe 3.8 % e tyre, obezë”. Specialistët e shëndetit publik pohojnë se obeziteti është më i dukshëm tek fëmijët e zonave urbane nga ato rurale. Kështu, për çdo fëmijë obezë në fshat gjendjen 4 fëmijë obezë në qytet.
Interesante janë krahasimet e obezitetit tek fëmijët në shkollat publike dhe ato jopublike. Sipas studimit, numri i fëmijëve mbipeshë në shkollat jopublike është 2 herë më i lartë se në shkollat publike. Bazuar në të dhënat e studimit, ky raport është më i lartë për fëmijët obezë në shkollat respektive.
Në studimin e ISHP-së u përfshinë rreth 4.000 nxënës të klasave të ciklit 9 vjeçar të shkollave publike dhe jopublike në 12 qarqe të vendit. Objektivi i tij është krijimi i një banke të dhënash mbi situatën epidemiologjike të gjendjes së ushqyerjes së shëndetshme të grup-popullatës, me qëllimin specifik, modifikimin e sjelljeve ushqimore jo korrekte.
Nisur nga të dhënat e studimit, specialistët pohojnë se vëmendja duhet drejtuar tek parandalimi dhe frenimi i rritjes së obezitetit të moshës fëminore, pasi trajtimi i obezitetit të instaluar është shumë i vështirë, ndërsa mundësia e të qenurit i rritur obez është shumë i lartë. Po kaq i vështirë është dhe korrigjimi i zakoneve të gabuara ushqyese në moshë të rritur, të cilat janë fituar që në fëmijëri.
Obezitet përbën rrezik potencial për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, etj, por dhe për ato psikike, etj.
(d.b/ATA/BalkanWeb)