Tiranë, dhëndri vret vjehrrin, më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak momentesh në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në familjen e Hazbi Gjonajt në lagjen "Allias" në Tiranë ku dhëndri ka vrarë vjehrrin dhe më pas edhe veten. Mësohet se gjithashtu janë plagosur edhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Mendohet se shkak i kësaj ngjarjeje të jetë bërë një grindje mes të dyve. Policia e cila ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.