“Revolta” e të vegjëlve: PD-PS na eliminuan!
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka fituar vetëm një mandat në Qarkun e Vlorës, çka për drejtuesit e kësaj partie është e padrejtë. Kreu i kësaj force politike, Vangjel Dule, i vetmi që do të përfaqësojë PBDNJ në parlament u shpreh se Partia Socialiste ka vjedhur votat që i takonin kësaj partie.
Partia tjetër e vogël e përfaqësuar në Kuvend është PDI, përfaqësuese e komunitetit çam. Përpos një deputeti në Qarkun e Vlorës PDI pretendonte një të dytë në Qarkun e Fierit dhe për këtë "kërcënoi" Partinë Demokratike, me të cilën është në koalicion se nëse nuk rinumërohen votat do të rishohë pozicionin e saj.
Sërish në kampin e majtë, pa përfaqësim në parlament mbeti PSD e Skënder Gjinushit. Një nga politikanët e klasës së vjetër tani e sheh veten me më pak se 2 për qind në rang kombëtar dhe për herë të parë jashtë Kuvendit.
E njëjta gjë vlen edhe për PDS e Paskal Milos. Vetë Milo akuzoi partitë e mëdha dhe kodin zgjedhor të miratuar prej tyre për "eliminim" të partive të vogla.
Së bashku me këto forca politike kanë mbetur pa përfaqësim mbarë partitë e koalicionit "Poli i Lirisë" dhe forca më e vjetër politike në vend, Partia Lëvizja e Legalitetit. Tok me to edhe Aleanca Demokratike e Neritan Cekës dhe Partia G99 e krijuar rishtazi nga Erjon Veliaj.
///start///