Cooper jo më ndërmjetësues i bisedimeve Kosovë-Serbi?!

Robert Cooper nuk do të jetë më ndërmjetësuesi i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se Cooper do të marrë një detyrë të re, atë të diplomatit të karrierës dhe këtë funksion do ta ushtroj në një shtet aziatik.
Megjithatë një gjë e tillë është mohuar nga zëdhënësja e zyrtares së lartë të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijancic. Ajo ka thënë se Cooper do të mbetet i angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi.