Fitorja e Nikoliçit, Daçiç: Gjërat tani do jenë më të ndërlikuara

Lideri i socialistëve në Serbi, Ivica Daçiç duke iu referuar fitores së Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale ka thënë se tashmë gjërat do të jenë më të ndërlikuara.
I pyetur nëse marrëveshja e deritashme për koalicion me Partinë Demokratike të Boris Tadiçit vlen ende, Daçiç ka thënë se situata e re imponon një pozicion të ri në skenën politike.
“Kjo do të thotë se të mandatuarin e përcakton presidenti dhe pyetja tani është se kujt do t`ia japë ai këtë mandat. Gjithsesi, gjërat do të jenë më të ndërlikuara”, ka thënë Daçiç, për të përditshmen beogradase “Blic”.
Pas zgjedhjeve parlamentare dhe të zgjedhjeve presidenciale më 6 maj, partia e Ivica Daçiçit ka arritur marrëveshje me atë të Tadiçit për të nisur bisedimet mbi formimin e qeverisë së re pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.